E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Thumbohet" Blero

Këngëtari Blerim Muharremi, i njohur si Blero, duket se ka nevojë për pushim.
Kështu ka bërë te ditur nëpërmjet rrjeteve sociale vetë ai, duke shkruar: ''I sëmurë sërish. Më nevojitet pushim".

Ndërkohë, përveç se nga sëmundja, Blero është sulmuar edhe nga një varg kritikash.   Para disa ditësh, ai deklaroi se klipi i Elvana Gjatës “Gjaku im” është i kopjuar , dhe ndonesë nuk ka pasur asnjë prononcim zyrtar nga Elvana,  kjo gjë nuk u ka shpetuar vajzave të "Thumb".     Në postimin e videos së tyre të fundit, ato i kujtojnë Bleros se "është ai i pari që ka vjedhur një klip të P.Diddyt me Christina Aguilerën në bashkëpunimin e tij me Leonora Poloskën".
Sipas ''Thumb",  Blero eshte ai që ka bërë edhe kopjen më të dështuar në histori,  sepse ka vjedhur një këngë të Sinan Hoxhës, që vetë Sinani e ka vjedhur nga dy këngëtarë grek, duke iu referuar këngës "Fotografia". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›