AKIP: Mazhoranca e re të mbajë premtimin, "JO" importit të mbetjeve
TIRANË- Aleanca kundër Importit të Plehrave i ka kërkuar sot mazhorancës së re socialiste që të mbajë premtimin për të os lejuar importimin e mbetjeve në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të AKIP-it paralajmëruan se nëse qeveria e re nuk bllokon importim e mbetjeve do të vazhdojnë rrugën e Referendumit në datën e përcaktuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
“ I bëjmë thirrje qeverisë së re që seancat e para parlamentare t’i shfrytëzojë për të hequr nenet që lejojnë importin e mbetjeve. Në këtë mënyrë kjo shumicë do të mbajë premtimin elektoral. Me besim se shumica e re politike do i japë fund importit të mbetjeve duke i përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Nëse qeveria e re nuk i përmbush ne do të vazhdojmë referendumin, i cili është miratuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti Nishani ka caktuar datën” theksuan përfaqësues të AKIP-it.
Partia Socialiste para zgjedhjeve të 23 qershorit është rreshtuar krah ambientalistëve dhe përfaqësuesve të AKIP, duke i kërkuar ‘qeverisë’ Berisha që të mos miratonte projektligjin i cili i hapte dritën jeshile importimit të mbetjeve të huaja në vendin tonë.
(e.m/BalkanWeb)