E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Kleçka’, gjykata liron 6 persona, vijon hetimi për Limajn

PRISHTINE - Gjykata e qarkut në Prishtinë ka vendosur të lëtë të lirë Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sahit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Arben Krasniqi, të përfshirë në rastin ‘Klecka’, ndërkohë që gjykimi do të vijojë për Fatmir Limajn.

Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ka shpallur sot pasdite aktgjykimin për rastin “Kleçka”, sipas të cilit ndaj deputeti Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve do të vazhdojë gjykimi, kurse gjashtë të akuzuar u shpallën të pafajshëm.

Trupi Gjykues vendosi që për shkak të përgjegjësive të tyre komanduese gjatë luftës duhet të shqyrtohen disa dyshime që kanë të bëjnë me veprimet e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit. Ndërsa u liruan plotësisht nga të gjitha pikët e aktakuzës Behlul Limaj, Refki Mazreku,. Sahit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Arben Krasniqi.

Gjykata jep sot vendimin për rastin Kleçka
Gjykata e qarkut në Prishtinë sot pasdite pritet të shpallë aktgjykimin lidhur me rastin “Kleçka”.
Avokati Tahir Rrecaj, i cili mbron deputetin Fatmir Limaj, është shprehur optimist se çështja për rastin “Kleçka” do të pushohet në mungesë të provave.

Deputeti Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si rasti “Kleçka".

Më 21 mars, trupi gjykues mori vendimin që deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit kryesor në këtë rast, Agim Zogaj, janë të papranueshme, ndaj edhe ka urdhëruar lirimin e të akuzuarve.
(er.nu/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›