E Diel, 1 Nëntor 2026

Patos, shtëpia e Viktor Gushit bosh, banorët: Ishin familje e mirë

FIER- Sapo kanë dëgjuar lajmin për vrasjen e një arkëtarë të një banke në Tiranë dhe plagosjen e rojës, banorët e fshatit Dukas Coban në Patos kanë ndjerë të njëjtën keqardhje, sikurse shumë të tjerë, ndërsa për ta tronditja e madhe ka ardhur, pasi mësuan emrin e autorit, i cili në fakt i përkiste një familje të larguar prej shumë vitesh drejt Greqisë.

“Bosh është shtëpia. Aty e ka pasur shtëpinë me familjen”,- deklaroi një banor i zonës.

“Të atin ia njoh, ka qënë shumë burrë i mirë, Nasi Gushi, por nuk e kam parasysh fare si fëmijë. Kën ikur shpejt dhe unë nuk i njoh fëmijët për vete, asnjë nga fëmijët e tyre, u shprej një tjetër banore.

“Është shumë njeri i mirë”,- theksoi një banor.

Viktor Gushi ka një motër dhe një vëlla, të cilët ndodhen në Greqi, ndërsa vetë ai duket se nuk është parë në fshat. Madje nga thashethemet flitet se në vitin 1997, ai ka vrarë duke varur në pemë një të ri, ngjarje për të cilën banorët e fshatit mbetën hermetik.

“Tani po e dëgjoj, nuk e kam dëgjuar”,- deklaroi banori.

“Shumë keq, nuk e honeps dot këtë gjë. Më dhemb shpirti kur i kujtoj”,- u shpreh banorja.

Hermetike janë dhe lajmet që vijnë për të afërmit e familjes Gushi, të cilët duket se janë izoluar në privatësi.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›