E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapet 90 kg marijuanë, në kërkim 3 persona

Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë 90 kilogramë marijuanë në dy operacione anti-drogë.
 

Operacioni i forcave të rendit është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona të cilët dyshohen se po e transportin drogën drejt Greqisë.
 

Ndërkohë policia e Gjirokastrës po punon për identifikimin e trafikantëve të drogës dhe kapjen e tyre.
 

Gjatë ditës së djeshme policia e Gjirokastrës organizoi dhe një operacion, ku në pranga përfundoi një shtetas grek, i cili po e transportonte drogën drejt Greqisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›