‘Manuel Neuer mund t’ia pres penalltinë Balotellit’
‘Portieri i Bayern Munichen, Manuel Neuer, është në gjendje që t’ia pres Mario Balotellit penalltinë’, ka thënë ish-portierit italian, Giovanni Galli.
Mario Balotelli ka goditur 25 penallti në karrierën e tij dhe asnjë nuk e ka humbur. Ka pasur portierë të tillë si Petr Cech që kanë qenë para tij, por italiani gjithmonë ka qenë gjakftohtë. Por, është një njeri që besohet se mund t’ia prishë rekordin italianit.
“Unë e kam studiuar Balotellin që një kohë të gjatë dhe e kam vërejtur një gjë, sa herë që ai ndalet pas vrapit fillestar, ai gjithmonë zgjedh këndin e njëjtë, teksa nëse nuk ndalet kur vrapon, ai zgjedh gjithmonë këndin e kundërt prej atij kur ndalet”.
“Kush do të mund të ndalte penaltinë e tij? Është Manuel Neuer. Ai ka fizik impresiv, e mbulon golin shumë mirë dhe ka reflekse të jashtëzakonshme. Nëse ai do ta qëllonte anën, do të mund ta priste topin e Balotellit”, ka thënë Galli për La Gazzetta dello Sport.
(a.k/tg/BalkanWeb)