Vlorë, shpëtohen 2 turistë britanikë nga rojet bregdetare
VLORË-Dy turistë britanikë, babë e bir kanë shpëtuar mrekullisht nga mbytja në detin Jon falë ndihmës së rojeve bregdetare shqiptare.
Korrespondenti ynë nga Vlora, Enrik Mehmeti bën të ditur se jahti i britanikëve 20 metra i gjatë, ku shkruhej “Never say never’ kishte ngecur 5 milje larg ‘Rrugëve të Bardha” në zonën e Dhërmiut. Baba e bir, Julian Lawrence Wiley dhe Jordan James Wiley shtetas nga Britania udhëtonin nga Kroacia në drejtim të Korfuzit, por mungesa e karburantit bëri që dallgët të shtynin jahtin 20 metra në ujrat shqiptare.
Turistët dhanë alarmin SOS rreth orës 23.30 minuta dhe rojet bregdetare të sinjalizuara rreth ngjarjes janë nisur në drejtim të personave që kërkonin ndihmë. Ata mundën të gjenin mjetin lundrues 5 milje larg vendit të njohur si ‘Rrugët e Bardha” në Dhërmi dhe e kanë rimorkiuar më pas jahtin në bregdetin shqiptar.
(d.b/BalkanWeb)