E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qëllimi ynë është të vendosim Shqipërinë në punë

TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me investitorë italianë në sektorin prodhues. Duke treguar mbështetjen që LSI ka dhe do ketë ndaj investitorëve të huaj, Meta u ndal edhe tek punësimi.

“Qëllimi ynë është të vendosim Shqipërinë në punë. Zgjidhje për qytetarët do të jetë një plan punësimi”, tha ai.

LSI tha Meta më tej, ka gatishmëri të plota për pritjen e investitorëve italianë. “Do të ndërtojmë parqe industriale për investitorët”, tha ai.

Ndër të tjera Meta tha: ‘Do krijojmë agjencinë e eksporteve si dhe aplikimin e rimbursimit automatik të TVSH-së”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›