Grabitje dhe hashash në banesat me qera, pranga 5 të rinjve në Tiranë
Tiranë- Policia e Tiranës ka bërë mbrëmë arrestimin e pesë personave, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në kryeqytet. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, policia informon se të arrestuarit janë:
Juxhin Gremi 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë; Ertida Marini 26 vjeç, lindur e banuese në Tiranë; Aurel Marini 27 vjeç, banues në Selitë Tiranë, i dënuar më parë shpërndarje droge; Ardit Bektashi 23 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë; Erold Zguro 21 vjeç, banues në Tiranë.
Policia dyshon se ata prej disa kohësh kryenin grabitjen e disa banesave, kyesisht në rrugët: Muhamed Gjollesha, Irfan Tomini, ish-”Fusha e Aviacionit”, etj.
Mënyra që të arresturit ndiqnin ishte, se merrnin me qera banesa, më pas i grabisnin ato dhe largoheshin në drejtim të paditur. Mbi ta rëndon edhe akuza e kultivimit të lëndëve narkotike, sepse u janë gjetur disa rrënjë kanabis sativa të mbjella në vazo.