‘Virgine’, Ministria e Financës: Ne e ndalëm socialistët e tregtonin
TIRANE-Ministria e Financave reagoi sot në lidhje me kontrabandën e naftës “Virgine” duke akuzuar se ka qenë pikërisht qeverisja socialiste ajo që e ka favorizuar këtë fenomen.
“Reagimi i deputetëve socialistë është shqetësim prej tyre pasi u janë prishur interesat mafizoze”.
Duke akuzuar se nafta virgin qështë treguar lirshëm nën qeverisjen e administratës socialiste, sSipas zëdhënëses së Ministrisë së Financave, Drejtoria e Doganave dhe Tatimeve kanë qenë aktive gjatë vitit 2009 në parandalimin e tregtisë së naftës virgin, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2008.
“Gjatë vitit 2009 është arritur të bllokohet një sasi prej 18 mijë tonë naftë virgin si pasojë e masave të marra në tregun e brendshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk është treguar asnjë litër naftë ‘virgine’”, tha zëdhënësja.
Sipas Ministrisë së Financave, qeveria rriti akcizën për naftën virgine në 18 lekë për litër nga tetë lekë për litër që ishte vendosur nga qeverisja socialiste si dhe po synon ngjyrosjen e karburanteve me synim mosngatërrimin e tyre.
“Është vendosur një akcizë si dhe u ndalua dhe nafta D2 nën të cilën maskohej dhe nafta virgine”, pohoi zedhënësja e Ministrisë së Financave.
(d.b/BalkanWeb)