Listat, skandali në Vllahinë, dyshohet për manipulime
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Vlorë, Kastriot Bahimuco flet për skandalin e listave të zgjedhësve ende të pashpallura në komunën Vllahinë.
Sipas tij “Kreu i komunës Vllahinë ka shkelur ligjin duke mos shpallur listat”.
Bahimuco deklaron se probleme të tilla me fshehjen e listave të zgjedhësve ka edhe në komunën Mërtiraj me më shumë se 300 banorë. “Komuna mban të fshehta listat në kundërshtim me ligjin, në një kohë kur ato duhet të ishin shpalur. Kjo na bën të dyshojmë se po përgatiten manipulime”,- theksoi më tej Përfaqësuesi ligjor i PS Vlorë.
(m.a/BalkanWeb)