Çmenden të gjithë pas fëmijës së dehur

SHBA, 7 Prill NOA – Është një film me metrazh të shkurtër dhe quhet “Las Palmas”, i cili është kurorëzuar dhe me çmim në “Goteborg Film Festival”.
Megjithatë trailerat e tij me shumë mundësi do të bëhen shumë popullore dhe kjo falë kripit ku shfaqet një vajzë shumë e vogël në gjendje të dehur në një bar.
Në harkun e pak ditëve prezantimi në rrjet ka tejkaluar 6 milionë vizitorë…
Vajza, e cila është rreth 2 vjeç, shfaqet duke pirë birra të shumta deri në një pikë ku këmbët fillojnë ti merren.
Me pak fjalë një skenë shumë e zakonshme në banakun e një lokali, por mosha e protagonistit e bënë atë shumë të veçantë.
Ky film me metrazh të shkurtër është drejtuar nga Johannes Nyholm, i cili nuk imagjinonte asnjëherë se kishte xhiruar një pjesë e cila do të kishte një popullaritet kaq të madh.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeZbulim i tmerrshëm: Një Boa në tualetDo të quhet Luna BeckhamFemra më e vogël e planetit, është 62 cmViktoria Beckham e lumtur për vajzën dhe aventurën e reAguliera arrestohet e dehur Lidhje: e dehur, e vogel, larte, shikushmeri, vajzë