E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmime të larta në sezon

Bujqësia

Edhe prodhimi bujqësor vendas po hyn në pikun e tij, duke qenë se çmimet nuk janë ulur në nivelin e pritshëm nga konsumatorët.

“çmimet kanë rënë, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë më të larta”, tregon një shitës.

Një shkak tjetër që i mban çmimet e larta dhe shumë të luhatshme është, sipas tregtarëve, mungesa e formave të organizimit të tregtisë në bujqësi. “Nuk ka një marrëveshje mes prodhuesve bujqësorë të Fierit, Durrësit dhe Kavajës. Ndryshimin e çmimeve e bën oferta e tregut, e cila vjen e pakontrolluar. Tregtarët detyrohen që sa të kthejnë mallin prapë, ta shesin atë me çmime të tjera”, sqaron specialisti Niko Zherdi. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, rezulton se gjatë tregtimit të produktit nga fermeri te shitësi me pakicë, për një produkt kostoja e të cilit është 40 lekë, nga fermeri te shitësi me shumicë çmimi arrin deri në 65 lekë, duke u rritur rreth 25 për qind. Ndërsa nga shitësi me shumicë deri te shitësi me pakicë, çmimi rritet më shumë se rreth 45 për qind dhe nga shitësi te blerësi çmimi rritet me 33 për qind të tjera. Sipas këtij zinxhiri, çmimi mesatar i perimeve nga 40 lekë te fermeri arrin te konsumatori me çmim deri në 120 lekë për kilogram, pra një rritje rreth 200 për qind.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›