mimet Oscar

Filmi pa zë “The artist” ka triumfuar në ndarjen e çmimeve “Oscar”, duke fituar pesë çmime, përfshirë atë për fotografinë më të mirë regjizorin më të mirë dhe aktorin më të mirë . filmi po ashtu mori dhe cmimin per origjinalitetin dhe kostumet me te mira . Historia zhvillohet në Holliëood-in e viteve ’27-32 dhe fokusohet në marrëdhënien e një aktori të vjetër të filmave pa zë dhe një aktoreje të re. Filmi ka fituar po ashtu 7 çmime “Bafta” dhe 3 “Golden Globe”.
Filmi “Hugo” i Martin Skorsisë, i cili ishte nominuar në 11 kategori, fitoi 5 çmime Oscar kryesisht në kategoritë teknike si efektet speciale dhe kinematografia. Ky film tregon historinë e një djali jetim, i cili jeton brenda një ore gjigante në një stacion hekurudhor në Paris.
Meryl Streep fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për rolin e saj në “The Iron Lady”. Kjo është hera e tretë që aktorja fiton çmimin “Oscar”. "Kur thirrën emrin tim nuk e besoja. Thoja me vete jo nuk jam unë . Unë shoh jetën time para syve të mi. Miqtë e mi të vjetër, miqtë e mi të rinj. Faleminderit të gjithëve” - tha Streep.
Streep ka fituar dy çmime Oscar, të fundit 30 vjet më parë dhe ka qenë kandidate 17 herë për këtë çmim. Shumë njerëz mendonin se ajo ishte pak e vonuar për një “Oscar” të tretë, por pasi mori trofeun e “Bafta”, “Golden Globe” dhe “Çmimin e Karrierës në Berlinale” duket se ky ka qenë momenti i Streep.
Aktori kanadez, Christopher Plummer u bë dhe fituesi më i vjetër. 82 vjeçari fitoi çmimin aktori më i mirë mbështetës.
Octavia Spencer fitoi aktoren më të mirë mbështetëse dhe dha një fjalim emocionues, i cili u prit me ovacione nga salla e të pranishmëve.
Filmi “A Separatation” u bë i pari film iranian që fitoi një çmim “Oscar”, në kategorinë e filmit të huaj më të mirë. Filmi tregon dhe historinë e një martese të shkatërruar.
Mbrëmja gala është prezantuar nga Billy Cristal. Shkrimtari, komediani dhe producenti i njohur ka prezantuar edhe 8 ceremoni të tjera të çmimeve Oscar.