Siri referendumi per Kushtetuten

Kushtetuta e re kërkon zgjedhje të reja për një parlament shumë partiak brenda 3 muajve.
Votimi po zhvillohet, ndërsa në vend vazhdon dhuna. Sipas aktivistëve vetëm të dielën mbi 80 persona në mbarë vendin humbën jetën nga sulmet.
Por qeveria ka kërkuar organizimin e referendumit pavarësisht trazirave, duke ngritur më shumë se 13 mijë qendra votimi për 14,6 milionë votues.
Në televizioni shtetëror janë zhvilluar diskutime për dokumentin e ri, e cila u tregon njerëzve se si të votojnë.
Gjithësesi Kushtetuta është kundërshtuar nga opozita. Disa prej tyre e cilësuan atë si mashtrim, ndërsa referendumin si farsë. Madje ata janë shprehur se regjimi nuk e ka respektuar Kushtetutën e vjetër, e cila përfshin lirinë e fjalës, demostratata paqësore dhe ndalon torturën.
Ndërkaq vazhdon presioni i ndërkombëtarëve ndaj regjimit sirian. Kofi Anan ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, i cili është emëruar dhe negociatori për Sirinë nga KB dhe lidhja arabe, u ka bërë thirrje të gjitha partive të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën.