E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet Nobel per Letersine Kadare renditet i katerti

Gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar listën e kandiatëve më favoritë për çmimin Nobel të Letërsisë për vitin 2012. Kjo listë e publikuar nga kjo gazetetë i është referuar sondazhit online te “ladbrokes”
Shkrimtari i shquar i letrave shqipe Ismail Kadare ëshëtë renditur i katërti në listën e kanditatëve për çmimin nobel 2012. I pari në listë si pretendent kryesor qëndron shkrimtari Haruki Murakami, i botuar edhe ne shqip me romanin “ “Kronika e zogut kurdisës” dhe “Pylli norvegjez” Murakini ndiqet nga pas nga shkrimtari kinez Mo Yan dhe pasohet nga shkrimtari hollandez Cees Nooteboom. Shkrimtari shqiptare ndiqet nga pas nga poeti sirian Adonis, i cili për këtë vit ka rënë në renditje, pasi vjet ishte ndër pretendentët kryesorë për këtë çmim. Gjithsesi duke iu referuar sondazheve triumfuesi i Nobelit gjithnjë ka qenë surprizë, përjashtuar rastin e vjetshëm, kur shkrimtari suedez Tomas Transtromer renditej i dyti në listen e 10 kandidatëve të mundshëm. Sipas kryetarit të çmimeve Nobel në suedi Peter Englund, 46 kandidatë nga 210 të nominuar janë kandidatë për herë të parë. Ndërkohë që shkrimtari shqiptar është kandidat për çmimin më të rëndësishëm të letërsisë nobelin për të disatën herë. Duke bërë një krahasim mes kryesuesit të listës shkrimtarit japonez Murakami, i cili deri tani është kandidat kryesor për çmimin nobel. Murakami ishte në listën e pretendentëve për çmimin e Austrisë, të cilin e fitoi shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, në vitin 2009. Kadare këtë vit ështëe propozuar nga Këshilli ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si kandidaturë për komitetin e Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2012.

Lista prej 10 kandidatësh
Haruki Murakami
Mo yan
Cess Nooteboom
Ismail Kadare
Adonis
Ko Un
Dacia Maraini
Fillip Roth
Cormac Mcathy
Amos OZ

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›