Gjykata ne Oslo 21 vjet burg per Breivik
Gjykata norvegjeze në Oslo ka vendosur se vrasësi Anders Behring Breivik është i aftë mendërisht, duke e dënuar në këtë mënyrë me 21 vjet burg. Breivik ka pranuar se ka vrarë 77 persona dhe se ka plagosur më shumë se 240 të tjerë, kur ai vendosi bomba bë qendër të Oslos dhe hapi zjarr në një kamp të rinjsh në ishull, një vit më parë. Ai ka këmbëngulur gjithmonë se ishte i vetëdijshëm në momentitn e vrasjeve dhe ka refuazuar të shpallet fajtor, duke justifikuar sulmet e tij si një domosdoshmëri për të ndaluar islamizimin e Norvegjisë. Prokuroria kishte këmbëngulur që ai të shpallej jo i aftë mendërisht. Ndërsa të pestë gjykatësit kanë qenë unanime duke e shpallë atë të aftë mendërisht. Ata I kanë dhënë në këtë mënyrë dënimin maksimal prej 21 vjetësh, por kjo periudhë mund të zgjatet edhe më nëse konstatohet se ai është ende një rrezik për shoqërinë. Psikiatrët e gjykatës fillimisht kishin rënë dakord në raportin e parë se Breivik ishte një skizofren paranojak, por në raportin e dytë u konkludua se ai ishte i shëndetshëm. Para dhënies së vendimit Breivik ishte shprehur se mbyllja në psikiatri do të kishte qenë më e keqe se vdekja. Breivik i kreu sulmet e tij në korrik të vitit 2011, duke veshur një uniformë policie dhe duke i qëlluar viktimat e tij nga afër. Ai akuzoi partinë laburiste se po promovonte multikulturalizmin dhe po errësonte identitetin norvegjez. Disa nga viktimat në kampin e të rinjve të partisë laburiste në ishullin Utoja u qëlluan në kokë.