E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Vjene pritet nga Presidenti Fisher

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në ditën e dytë të qendrimit të saj në Vjenë, ku mori pjesë në Takimin e Kryetareve të Parlamenteve Evropiane, u prit u prit në nga Presidenti i Austrisë, Heinz Fisher. Gjatë pritjes, Kryeparlamentarja Topalli, njohu Presidentin Fisher mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në kohë sfidash globale, tha Topalli, Shqipëria vazhdon të njohë rritje ekonomike pozitive. Sipas saj, të dhënat tregojnë se në Shqipëri nuk ka rritje papunësisë, në ndryshim nga sa ndodh në shumë vende të tjera. Ajo u shrpeh se shqiptarët shikojnë me optimizëm të ardhmen, pasi në një kohë kur në shumicën e vendeve të Europës ka shkurtime të rrogave dhe pensioneve në Shqipëri ato vazhdojnë të rriten. Presidenti Fisher, si një nga personalitetet që ka vizituar Shqipërinë, që në momentet e para të demokracisë në Shqipëri, në postin e Kryetarit të Parlamentit Austriak, i bëri të ditur Kryetares Jozefina Topalli se ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, si dhe vuri në dukje progresin pozitiv të vendit tonë.
Gjatë takimit me kryetaret e parlamenteve europiane, zonja Topalli tha se në Shqipëri, gratë janë të mirëshkolluara dhe me një ambicie të vlerësueshme për të kontribuuar në çdo fushë. Kryetarja e Kuvendit tha se në këtë përvjetor jubile të 100-vjetorit të pavarësisë, gruaja duhet të jetë kryeaxhenda e të gjithëve.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi modelin e Bashkisë së Vjenës për lidershipin e saj në buxhetin për gratë. Sipas saj, të investosh tek gruaja është çështje e së drejtës, por edhe mençuri. Kryetarja e Kuvendit tha se investimet që janë bërë në Shqipëri, në infrastrukturë, në shkolla, në pajisjen e spitaleve me teknologjinë e fundit, rritja e rrogave për mësueset, infermieret, është një realitet. Kjo, tha Kryetarja e Kuvendit, i bën gratë të ndihen më të pavarura, me më shumë dinjitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›