E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca globale kunder abuzimit te femijeve

Në Bruksel është lançuar Aleanca globale kundër abuzimit seksual të fëmijëve online me pjesëmarrjen e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të 45 vendeve. Qëllimi i kësaj Aleance është bashkimi dhe koordinimi më i mirë i instrumentave për të identifikuar viktimat  dhe për t’ju ofruar atyre ndihmën e duhur si dhe sigurimin e mbështetjtjes së nevojshme për të hetuar rastet e abuzimeve seksuale të fëmijëve dhe dënimin e abuzuesve
 “Ne jemi këtu për Aleacnën kundë abuzimit seksual të fëmijëve online dhe ne e dijmë që duhet të bëjmë më shumë kundër këtij krimi të tmerrshëm. Materialet e abuzimit të fëmijëve qarkullojnë lirshëm midis juridiksioneve, midis kufinjve, përmes internetit. Përpjekjet globale që të reduktojnë qarkullimin janë të pamjaftueshme dhe këto materiale mund të qarkulojnë sërish. Kur një fotografi e një fëmije të abuzuar shfaqet në internet, ajo mund të qëndrojë aty përherë dhe çdo herë që dikush sheh këtë fotografi, fëmija abuzohet sërish e sërish”, u shpreh komisionerja për punët e brendshme, Cecilia Malmström.

Shqipëria është një nga vendet e kësaj Aleance. Në fjalimin e mbajtur nga ministri i brendshëm Flamur Noka është vënë në pah, se Shqipëria ka tashmë një grup ekspertësh që luftojnë krimin kibernetik, që pritet të zgjerohet.
Shqipëria ka marrë vlerësime për rezultatet në luftën kundër krimit dhe trafiqeve edhe nga Europoli. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›