E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster digjet shtepia

Një banese është shkrumbuar ne fshatin Poliçan të Komunës Pogon Gjirokastër. Për pasoje ka humbur jeten  Vergulla Konomi 81 vjeçarja e cila jetonte e  vetme. 
E sëmurë Vergulla Konomi , nuk ka mundur dot të dalë prej banese dhe është shkrumbuar e gjitha duke humbur jetën, megjithëse banorët janë përpjekur  të hyjnë në banesë për ta shpëtuar . 
Banesa nga brenda ishte me materiale druri tavani e dyshemejea dhe ishte shtëpi dykatëshe , dhe materiali i drurit ka favorizuar përfshirjen e shpejtë të saj brenda pak minutash  nga flakët çka bëri që e moshuara të mos dilte . 
Janë dashur disa ore qe zjarrfikëset te nxjerrin trupin e pajete dhe te djegur te viktimës. Shkak i zjarrit thuhet se është bere një furnele elektrike qe e moshuara e mbante ndezur për tu ngrohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›