Çmimet e konsumit vijojnë rritjen
shumë të tjera, nga e cila kanë përfituar miliona konsumatorë në mbarë botën. Por ndryshe nga kjo tendencë botërore, në tregun e brendshëm shqiptar çmimet e ushqimeve kanë ndjekur drejtimin e kundërt, duke shënuar vitin e kaluar rritje rekord. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur që nga shtatori i 2008 me 14.6 për qind. Kjo rritje e çmimeve nuk mund te justifikohet vetëm me efektin e kursit të këmbimit. Leku është zhvlerësuar që nga shtatori i 2008-ës me 12.6 për qind ndaj euros dhe me 13 për qind ndaj dollarit. Kur Banka Botërore llogarit rënie 24 për qind të çmimeve, nëse do zbritej efekti i kursit të këmbimit, rezulton se çmimet e ushqimeve në tregun tonë të brendshëm nuk duhet të ishin rritur me 14.6 për qind krahasuar me dy vjet më parë, por duhet të kishin rënë të paktën me 10 deri në 15 për qind. Rritja e pashpjegueshme e çmimeve të artikujve ushqimor në treg, ka forcuar edhe më dyshimet se tregu i produkteve bujqësore në vend është i komanduar. Në disa segmente të tij, si në rastin e drithërave, tashmë kjo është e provuar edhe zyrtarisht nga Autoriteti i Konkurrencës. Monopolet rëndojnë buxhetet e familjeve me kosto shtesë. Për më tepër në këtë rast nga rritja e çmimeve nuk po përfitojnë as fermerët shqiptarë, prodhimi i të cilëve në pjesën dërrmuese është për vetëkonsum dhe nuk del në treg. Një tjetër arsye që ka ndikuar në rritjen e çmimeve kundrejt rrjedhës së tregjeve botërore janë dhe politikat fiskale dhe veçanërisht çmimet e referencave, të zbatuara gjerësisht në dogana, për të cilat biznesi është ankuar jo pak herë.
Last Updated on E Marte, 04 Maj 2010 20:26