E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet e larta te karburantit krijojne probleme per konsumatoret

Ne muajt e fundit cmimet e naftes se paperpunuar kane pesuar renie me te madhe qe nga kriza financiare e vitit 2008 dhe tani cmimi i naftes eshte 80 dollare per fuci. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Xherome Sokolovski i hedh nje veshtrim ndikimit qe rritja e cmimit te naftes mund te kete per konsumatoret dhe ekonomine amerikane.

Prane njeres nga autostradat kryesore qe con ne kryeqytetin amerikan nje turist evropian eshte duke e furnizuar me karburant makinen e tij me qira ne nje pike karburanti.

Feliks Braz beson se cmimet e uleta te benzines nuk do te zgjasin per shume kohe.

Natyrisht cmimet do te rriten perseri sepse kerkesat per karburant ne mbare boten jane ne rritje dhe rezervat e naftes nuk jane duke u shtuar. Dhe nuk eshte shume e veshtire te mendohet se nje dite do te perballemi me mungesa te furnizimit me karburant.

Braz eshte nga Luksemburgu ku cmimi eshte pothuajse dyfish me i larte se ne Shtetet e Bashkuara per shkak te taksave te karburantit.

Nje tjeter konsumator ne piken e furnizimit me karburant eshte jordanezi Ahmed Al Hellu. Ai mendon se cmimet e karburantit ne Amerike tashme jane shume te larta.

Nje dite me pare po bisedoja me nje mik ne Katar dhe ai me tha se tre litra benzine kushtojne 75 cent kurse ketu 3 litra benzine kushtojne 4 dollare. Ky dallim i madh i cmimit te benzines ka ndikim negativ ne ekonomi.

Al Hellu drejton nje biznes te importit dhe thote se cmimet e uleta te karburantit do te kishin ndikim pozitiv per te.

Zbritja e cmimeve nuk do te kishte ndikim pozitiv vetem per mua. Zbritja e cmimeve do te kishte nje ndikim te madh ne te gjithe vendin sepse me zbritjen e cmimeve zbritet kostoja e transportit te mallrave shitjet me shumice kostoja e fjetjes ne hotele pothuaj te gjitha cmimet ulen sepse cdo gje eshte e nderlidhur.

Qe nga muaji prill cmimi i nje fucie te naftes se paperpunuar ka rene rreth 30 dollare. Ekonomistet thone se renia e cmimeve eshte e lidhur me friken se nje ekonomi e ngadalte mund te uli kerkesat per karburant.

Paul Isbell eshte ekspert i energjise dhe klimes ne organizaten Dialogu Inter-Amerikan ne Uashington. Ai fajeson pasigurine ne Uashington dhe uljen e fundit te klasifikimit te kredive amerikane.

Shkaku kryesor i kesaj eshte ndjenja e papritur e mosbesimti mbi ate qe po ndodh ne Shtetet e Bashkuara.

Por ky eshte vetem nje nga faktoret e fundit qe ka shkaktuar paqendrueshmerine ekstreme te cmimeve thote zoti Isbell. Ne vitin 2008 ka patur renie te cmimeve gjate krizes globale financiare pasi cmimi i naftes arriti ne 150 dollare per fuci. Cunami ne Japoni dhe kryengritjet ne Lindjen e Mesme gjithashtu kane ndikuar ne rritjen e cmimit e naftes.

Zoti Isbell thote se rritja e cmimit te naftes i demton me shume te varferit dhe argumenton se e stili europian i taksave ndaj benzines mund te funksionoje si nje mjet qe mund te zbuse goditjet nga rritja e cmimeve nderkohe qe vazhdon te ngadalsoje ndryshimet klimatike. Ai thote se qeverite mund ti rrisin ose ti ulin taksat per te kompensuar luhatjet  e medha te cmimeve.

Paul Isbell thote se cmimet e uleta te naftes mund te ndihmojne shume konsumatoret por i le ata te pambrojtur nga luhatjet e medha te cmimeve ne te ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›