E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e perimeve do të ruajnë stabilitet në javë e para të shtatorit

Çmimet e shitjes me pakicë të artikujve bujqësore në disa tregje kryesore të Shqipërisë vazhdojnë të shënojnë stabilitet edhe në javët e para të muajit shtator, ndonëse është drejt fundit, sezoni i prodhimit bujqësor vendas. Burime nga Drejtoria e Statistikave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit thanë se "shtrirja e prodhimit bujqësor, ose dalja në treg, edhe jashtë sezonit të prodhimit, një nga objektivat kryesor të këtij dikasteri, ka ndikuar drejtëpërdrejtë në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve". Ashtu si dhe një javë më parë çmimi mesatar në vlera të pandryshuara rezulton të jetë për patatet, 50 lekë/kg, domatet 100 lekë/kg, specat 120 lekë/kg dhe kështu edhe për artikuj të tjerë. Ndërkohë që java sapo mbaroi, shënoi çmime më të ulëta në qytetet Vlorë, Përmet dhe Korçë. Nivel çmimesh të njëjta, ashtu si javën e kaluar, kanë ruajtur edhe prodhimet e importit, ndër të cilat përmenden sheqeri, mielli, makarona etj. Duke iu referuar statistikave paraprake nga dikasteri i bujqësisë, prodhimi bujqësor vendas për këtë vit shënoi rritme të rritjes progresive, për një sërë produktesh bujqësore, krahasur kjo me të njëjtën periudhe të një viti më parë, çka solli ngopje të tregjeve me prodhime vendi dhe rënie të çmimit për këto mallra.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›