Çmimi Nobel në Mjekësi

Harald zur Hausen nga Gjermania dhe shkencëtarët francezë, Francoise Barre'-Sinoussi dhe Luc Montagnier janë fitues të Çmimit Nobel në Mjekësi për vitin 2008.
Zur Hausen e ka marr çmimin në saj të punës së tij në zbulimin e HPV, virusit që shkakton kancerin cervical në qafën e mitrës, kanceri i dytë më i shpeshtë tek femrat.
Ndërsa, Barre - Sinoussi dhe Montagnier, janë dekoruar me çmimin Nobel, për punën e tyre në zbulimet e reja në kuptimin e biologjisë së AIDS-it, të rëndësishme drejt zbulimit të terapisë së re në mjekimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Shkencëtari gjerman ka fituar gjysmën e vlerës së çmimit, që arrin në shumën një milion euro, ndërsa gjysma tjetër i ka kaluar shkencëtarëve francezë.