Një film mbi jetën e Ingrid Betancourt

Regjizori amerikan Ridley Scott do të xhirojë një film mbi jetën e Ingrid Betancourt, ish kandidates për presidente në Kolumbi.
Betancourt u kap nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të cilat e mbajtën peng për më shumë se 6 vjet e gjysme. Lajmi për filmin e ri bëhet i ditur nga një gazetë kolumbiane, “Semana”. Për momentin nuk dihet asgjë për kastin që do të interpretojë këtë periudhë të vështirë dhe misterioze të jetës së Betancourt.