E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winehouse drejt Shëntologjisë

Amy Winehouse dëshiron të ndjekë Shëntologjinë.

Për marrjen e vendimit nga këngëtarja, e cila muajt e fundit është në luftë të vazhdueshme me demonët personalë, ndikoi edhe një telefonatë mirëseardhjeje nga Kisha e Los Angeles, që ka në mesin e saj aktorë si Tom Cruise, gruan e tij Katie Holmes, John Travolta dhe Juliette Lewis.

Sipas "Sunday Mirror", Amy është tunduar që të ndjeke rrugën e këtyre personave të famshme, me shpresën se programi "Narconon", ideuar nga Shentologët në ndihmë të atyre që kanë probleme me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, mund të funksionojë vërtetë ndryshe nga gjithë tentativat që këngëtarja ka bërë deri më tani.

Winehouse njihet për shtrimet e saj në qendra rehabilitimi, të cilat paskan rezultuar të pasuksesshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›