"Tërmet" në Hollywood, Spielberg largohet nga Paramount

Regjisori i famshm amerikan, Steven Spielberg, largohet nga shtëpia kinematografike “Paramount Pictures”.
Zërat për largimin e tij kishin kohë që dëgjoheshin në koridoret e Hollywood-it, por tani lajmi u bë zyrtar. Regjisori i shumë filmave të njohur si "Indiana Jones", "E.T.", "Peshkaqeni" etj, do të ndërtojë një ndërmarrje të re filmike në Indi.
Krijuesi legjendar i filmave raporton se do të prodhojë 35 filma në pesë vitet e ardhshme, si pjesë e marrëveshjes multi-miliardere me kompaninë nga India, “Reliance ADA Group”, kontratë që kap shifrën 500 milionë dollarë.
Spielberg do të vazhdojë bashkëpunimet me gjigandin e Hollywood në vazhdimet e filmave “Transformers” si dhe në tre filma të tjerë, përfshirë edhe ribërjen e filmit shkencor “When Worlds Collide”, e parashikuar për të dale në vitin 2010.