Seria A, Inter ruan pikën e avantazhit ndaj Romës

Inter ruan pikën e avantazhit ndaj Romës kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund të Serisë A. Dy gola të mesfushorit Thiago Motta dhe Baloteli i kanë dhënë fitoren 3-0 zikaltërve kundër Bologna. Pa katër lojtarë të pezulluar Eto'o, Lucio, Maicon dhe kapitenin Zanetti, kampionët e Italisë tronditen nga shtylla e goditur nga Adailton, por gjejnë avantazhin në minutën e 29. Më pas ka qenë e thjeshtë për Inter, që shënon golin e dytë me Balotellin, i grumbulluar sërisht në skuadër, pasi i kërkoi falje Mourinjos, ndërsa Motta siguron rezultatin me golin e dytë. 66 pikë për Interin, të ndjekur hap pas hapi nga Roma me 65 dhe Milan me 63.
Kuqezinjtë kanë fituar në transfertë me Cagliarin 2-3, me të gjithë golat të shënuar në pjesën e parë. Marco Borriello ka hapur serinë e golave, pas një kombinimi me Seedorf. Goli i 11 në kampionat për italianin, por ishullorët barazojnë pas 17 minutash, me Ragatzu, që nuk i lë asnjë mundësi Didës. Reagon skuadra e Leonards edhe një herë në avantazh vetëm një minutë më pas, me një gol spektakolar të holandezit, Klaas-Jan Huntelaar. Prapavija e kuqezinjve ka probleme dhe Cagliari barazon për të dytën herë me Alessandro Matri. Por kaljaritanët dorëzohen në fund të pjesës së parë, kur mbrojtësi Astori, devijon topin në rrjetën e tij.
Pikë e rëndësishme për Lazion në luftën për qëndrimin në Serinë A. Skuadra e Rejës frenon 1-1 ish-skuadrën e tij Napolin. Floccari i ka dhënë shumë shpresa kryeqytetasve me golin e minutës së parë, por Marek Hamisk barazon rezultatin në minutën e 38. barazimi e mban Napolin në vendin e 6, ndërsa Lazio në të 26, dy pozicione larg zonës së rënies.
Eno Skarço