E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radikalët serbë, seancë të posaçme nga Kuvendi, për Kosovën

Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë i kanë kërkuar Kuvendit serb të mbajë një seancë të posaçme për të diskutuar situatën në Kosovë.

“Kërkojmë seancë, sepse jemi të shqetësuar për planin jo-transparent të presidentit Tadiç për Kosovën”, ka thënë radikali Dejan Miroviç gjatë conferences për shtyp.

Ai ka deklaruar se që nga 31 korriku nuk disponon asnjë informacion se çfarë po ndodh me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Miroviç ka shprehur gjithashtu shqetësimin e radikalëve, pasi sipas tij, Tadiç thotë se bëhet fjalë për “disa garanci për enklavat dhe manastiret, si dhe status të veçantë për veriun e Kosovës”.

Kjo e fundit, sipas Miroviçit, është absurde, sepse “Kosova nuk mund të ketë status të veçantë, pasi sipas Kushtetutës është pjesë e Serbisë”.

Pesë pikat e planit për Kosovën të presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, janë: "të sigurohet zgjidhje e qëndrueshme për veriun e Kosovës, mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës, të ruhet identiteti serb dhe trashëgimia fetare në tërë Kosovën, si dhe të sigurohet prona private".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›