mimi i kasave tregtaret paralizojne Tiranen

Tregtaret e Medresese ne Tirane bllokuan dje unazen e qytetit per rreth nje ore e njezet minuta
TIRAN- Ashtu sic kishin paralajmeruar tregtaret e tregut industrial prane Medresese ne Tirane kane pershkallezuar protestat kunder cmimit te kasave fiskale gjobave te larta nga tatimoret si dhe abuzimeve qe sipas tyre po shoqeron kete proces. Tregtaret kane bllokuar per me shume se nje ore dje ne mengjes unazen e qytetit duke shkaktuar kaos ne pjesen me te madhe te rrugeve kryesore.
Dje ishte dita e dyte e protestes se tregtareve ndersa nje dite me pare ata serish kishin bllokuar per rreth gjysme ore rrugen duke kerkuar heqjen e gjobave deri ne 100 mije leke te vendosura nga organet tatimore si dhe mospajisjen me kasa fiskale me cmime deri ne 70 mije.................... leke euro.
Te paralajmeruar qe nje dite me pare per protesten forcat e rendit ishin me numer te shtuar ne zonen ku zhvillohej protesta e cila ne mjaft raste u shoqerua edhe me momente tensioni midis paleve pasi policia u kerkonte tregtareve lirimin e rruges duke i shtyre ata me force drejt trotuareve per te lejuar kalimin e automjeteve. Protesta filloi ne oren 07.00 dhe perfundoi rreth ores 08.20 gjate se ciles ka qendruar e bllokuar edhe rruga.
Akuzat
Ne menyre te perseritur tregtaret kane hedhur akuza ndaj organeve tatimore dhe instancave me te larta shteterore per abuzime me procesin e pajisjes se bizneseve me kasa fiskale si dhe lidhje te tyre me kete biznes. mimi i larte i kasave si dhe gjobat e majme te vendosura nga tatimet jane cilesuar si qellimet kryesore te protestes prej tyre ndersa nuk kane munguar akuzat me emra konkret per favorizime te kompanive te caktuara gjate procesit te pajisjes me kasa fiskale.
Tatimori vjen bashke me perfaqesuesin e firmes dhe na thote doni tju ve gjobe 1 milion leke apo do merrni kasen -shprehet nje tregtar. Madje nje pjese e tyre kane akuzuar direkt ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve per favorizim te nje kompanie qe ben furnizimin me kasa pronari te ciles sipas tyre eshte kunati i Drejtorit te Tatimpaguesve te Medhenj prane DPT-se Jovan Canaj.
Pas ketyre kasave pasurohen zyrtaret. Kasat i ka futur Ridvan Bode bashke me Agim Zeqon qe eshte kunati i Drejtorit te Tatimpaguesve te Medhenj Jovan Canaj - thekson nje tjeter tregtar. Nderkohe nje dite me pare Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve kishte reaguar ndaj protestes se tregtareve duke theksuar se ajo nuk merret me percaktimin e cmimit te kasave fiskale.
Gjithashtu ndaj ketyre akuzave reagoi edhe vete ministri Bode i cili theksoi se nuk ka monopol ne tregun e kasave fiskale. Madje sipas tij kompanive qe ofronin kete pajisje i eshte hequr licenca disa jave me pare duke iu dhene mundesi te gjithe subjekteve te futen ne loje per te ofruar kete produkt por duke plotesuar kushtet e percaktuara qe ne fillimet e ketij procesi.
Tregtaret gjithashtu e kane cilesuar te pajustifikueshem cmimin e larte te kasave fiskale i cili sipas tyre varion nga 400 deri ne 470 euro ne nje kohe qe bizneset ne vendet perreth i kane blere me cmime disa here me te uleta.
Kompanite Kasat me te lira ketu
Shoqerite e autorizuara te kasave fiskale deklarojne se cmimi i pajisjes qe shesin eshte me i lire se ne vendet e tjera. Te pakten njera nga kompanite qe i blen pajisjet ne Itali bashke me programin dhe sistemin e transmetimit te te dhenave tregon se kasa qe ofron ne treg eshte ne cmimin me te ulet te mundshem deri ne 150 euro me lire. Nje tjeter shoqeri i merr pajisjet ne gjermani.
Megjithate ata thone se nje mase e mundshme per ti ulur akoma me tej cmimet eshte qe ti propozohet Ministrise se Financave nje rishikim te mases se TVSH-se ulje ose heqje te saj qe sot eshte 20 per qind dhe qe ndikon ne cmim. Keshtu pershembull Turqia aplikon TVSH per kasat fiskale ne masen 8 per qind sikurse dhe disa vende te tjera te rajonit dhe BE-se.