E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i madh i Indianapolis, fiton Pedrosa. Valentino Rosi, i katërt

Daniel Pedrosa ka triumfuar ne cirkuitin e Indianapolis, duke fituar Cmimin e Madh te Sheteteve te Bashkuara te Amerikes ne MotoGP. Piloti spanjoll i skuderise Honda eshte ngjitur per here te trete ne podiumin e fituesit gjate ktij sezoni, nderkohe qe pas ktij suksesi ka ngushtuar ne 68 pike diferencen me Jorge Lorenzo, i cili kryeson renditjen e prgjithshme te ktij Boterori.

Pedrosa u nis nga vendi i peste, por mori kryesimin ne fund te xhiros se shtate dhe udhhoqi garen deri ne fund, duke lene pas pilotin e Yamaha, Ben Spies. Amerikani kaloi i dyti finishin, duke regjistruar ne te njejten kohe suksesin me te madh personal gjate ktij sezoni ne Moto GP. Jorge Lorenzo e mbylli garen ne vendin e trete, duke ruajtur rekordin e tij, pasi eshte ngjitur ne podin e fitueseve ne te 11 garat e ktij Boterori. Vetem vendi i katert per Valentino Rosin, i cili ende nuk eshte kthyer ne formen e tij me te mire pas demtimi.|

Kur kane mbetur dhe shtate gara nga fundi i ktij sezoni ne MotoGP, Lorenzo kryeson renditjen e piloteve me 251, i ndjekur nga Pedrosa ne vendin e dyte me 183 pike, ndersa Andrea Dovizioso, Casey Stoner dhe Valentino Rosi plotesojne pesshen e pare ne renditjen e prgjithshme. Gara e ardhshme e ktij botrori ne MotoGP do te zhvillohet me 5 shtator ne cirkuitin e Misano ne San Marino.

Nertan Prifti
< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›