Wenger: Walcott është i gatshëm për Anglinë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Theo Walcott është i gatshëm për të shkëlqyer në nivel ndërkombëtar.
Duke folur pas fitores së vikendit prej 2-1 ndaj Blackburnit në Ewood Park, Wenger është pyetur edhe për gatishmërinë e Walcott për të luajtur me kombëtaren angleze.
"Ai ka pasur një para-sezon të mirë, ai është i mprehtë dhe jam i sigurt se do të fitojë rast tani me Anglinë. Andaj le të shpresojmë se ai do të jetë i gatshëm. Ai është i përgatitur, është i fuqishëm dhe mendoj se është i qetë në ballë të golit", ka thënë Wenger.