Bayerni dëshiron Van der Vaart

Një ofertë e vonshme nga Bayern Munich mund të bëjë që mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, të kthehet në Bundesliga.
Bayern është duke kërkuar zëvendësim për mesfushorin e lodhur Arjen Robben dhe e sheh Van der Vaart si zgjidhje të përkryer.
Holandezi tashmë ka deklaruar se ka vetëm dy klube për të cilat ai do të mund të largohej nga Reali, Manchester United dhe Bayern Munich.
Van der Vaart u la jashtë ekipit të Realit në barazimin e mbrëmshëm ndaj Real Mallorca.