E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaitner Kina duhet te ndermarre nje numer reformash ekonomike

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner thote se Kina duhet te ndermarre nje numer reformash ekonomike perfshi vendosjen e nje norme kembimi me fleksibel dhe te percaktuar nga tregu.

Gjate nje fjalimi dje para Keshillit te Biznesit Amerike-Kine Sekretari  Geithner parashtroi ceshtjet ekonomike qe do te diskutohen gjate takimeve te nivelit te larte me zyrtaret kinez javen e ardhshme. Ai tha se huani i forte do te pakesonte disbalancen tregetare mes Shteteve te Bashkuara dhe Kines dhe do te forconte perpjekjet e Kines per te ulur inflacionin.

Zoti Geithner pranoi se Kina ka lejuar rritjen e vleres se huanit me gati 5 perqind perkundrejt dollarit qe nga qershori por ligjvenesit dhe kompanite amerikane thone se monedha kineze eshte gati 40 perqind e nenvleresuar duke i bere mallrat kineze me te lira ne tregun boteror.

Zoti Geithner tha gjithashtu se Pekini duhet te ndale huate me kosto te ulet per kompanite shteterore duke u dhene atyre avantazh ndaj firmave te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›