E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i ujit te pijshem, 9 qytete kerkojne rritje Eglantina Nasi



Tarifat qe qytetaret paguajne per sherbimin me furnizim te ujit te pijshem ne disa prej qyteteve te vendit, gjate vitit te ardhshem 2014, mund te jene me te larta se aktualisht. Kete e konfirmon fakti qe nente prej tyre gjenden realisht ne faze aplikimi per rritjen e tarifave ekzistuese te ujit te pijshem prane institucionit perkates, Entit Rregullator te Ujit. Konkretisht, behet fjale per nente shoqeri te ujesjelles-kanalizimeve ne te gjithe vendin, te cilat kane aplikuar prane ERRU-se per rritje tarifash, teksa afati perfundimtar i depozitimit te kerkesave respektive prej tyre ka qene data 30 qershor. Ku mes ketyre aplikuesve mund te vihen re shoqeri te medha, si Fieri, Gjirokastra, Korca, Lezha, Saranda, Vlora, Erseka dhe Tepelena. Ndersa nga ana e tij, kreu i institucionit te Entit Rregullator te Ujit, Avni Dervishi, eshte shprehur se shoqerive te lartpermendura te ujesjelles-kanalizimeve, u eshte lene afat per plotesim dokumentacioni deri ne fund te muajit korrik. Ndersa vendimi perfundimtar per rritjen e tarifave te ujit te pijshem per vitin 2014, do te merret ne muajin dhjetor, dhe ne janar operatoret qe do te perfitojne, do te nisin punen me cmime te rinj per qytetaret. Nderkohe qe gjate ketij viti, mesohet se Enti Rregullator i Ujit ka vendosur miratimin e tarifave te reja te ujit per konsum publik, ne Berat-Kucove; Lushnje; Lezhe, Tepelene dhe Vlore. Ndersa gjate vitit te kaluar, nese iu referohemi te dhenave po nga institucion, kujtojme se tarifat e ujit te pijshem jane ndryshuar ne qytetet e Permetit, Rrogozhines etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›