E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmontimi, dërguam shtimje në Gërdec, ishin me leverdi

TIRANE Një nga ish-anëtarët e komisionit të miratimit të çmimeve për municionet që do të demontoheshin në Gërdec para shpërthimit të 15 marsit 2008, tha dje se vetëm demontimi i municionit 37 milimetërsh ishte me fitim për Ministrinë e Mbrojtjes. I pandehuri Rezart Tërshana iu përgjigj dje pyetjeve të palëve në seancën e radhës në ngarkim të 29 të pandehurve të akuzuar për shpërthimin tragjik të Gërdecit. I pandehuri tha se në përcaktimin e çmimeve të municioneve për demontim, ai dhe kolegët e tij kishin ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Mbrojtjes. Demontimi i tre lloj fishekësh dilte me humbje, siç del edhe sot, dhe kërkonte lekë nga shteti për tu realizuar. Sipas komisionit, vetëm demontimi i municionit 37 milimetërsh, shtimjet, dilte me fitim. Në vendosëm, duke u nisur nga leverdia për Ministrinë e Mbrojtjes, që për municionin 37 mm të aplikonim çmimin që dilte me fitim, tha Tërshana. Po sipas tij, për kalibrat e tjerë, vlera e produkteve të dala nga demontimi nuk mbulonte koston e demontimit. Kemi vendosur çmimet e një oferte që ishin goxha më të larta se ato të bëra nga grupi i përcaktimit të çmimeve, tha Tërshana. Në seancën e djeshme, gjykata administroi në dosje edhe deklarimet e dhëna në prokurori nga i pandehuri tjetër në proces, Armand Tartari, ish-kreu i komisionit të miratimit të çmimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›