E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vdes djali 2 vjeç, 1 muaj më parë braktisi foshnjen tjetër në bunker

POGRADEC - Një fëmijë dy vjecar ka mbërritur i pajetë në spitalin e Pogradecit. Bluzat e bardha konfirmojnë se 2 vjecari i seksit mashkull ka mbërritur rreth orës 22.30 të së premtes në ambientet e spitalit.

Fëmija është i biri i 32 vjecares Valbona Xhukellari, e cila rreth 1 muaj me parë braktisi foshnjen e sapolindur në një nga bunkeret e zonës së Pogradecit.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 2 vjecarit, por mjeket deklarojnë së dyshohet për një helmim të tij.

Ndërkaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të saj. Problemet ekonomike dhe familjare kanë qenë shkaqet që cuan Valbona Xhukellarin të braktiste foshnjen e saj një javëshe.

Kujtojme se foshnja u gjet nga disa kalimtare, të cilët dëshmuan se bebja ishte e mbuluar me një batanije dhe sipër saj ishte vendosur një gur.
(e.c/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›