E Diel, 1 Nëntor 2026

Terhiqet nga gara presidenciale Xhezair Zaganjori

Tërhiqet nga gara presidenciale kandidati konsensual i mazhorancës Xhezair Zaganjari. Zaganjori pranoi të kandidonte që në fillim me kushtin që të ishte një kandidaturë konsensuale.

Tërheqja e Xhezair Zaganjorit është bërë për shkak të mosarritjes së konsensusit mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për kandidaturën e tij.

Vetë kandidati Zaganjori, kur bëri publike dorëheqjen e tij nga gara presidenciale deklaroi se shkak është bërë klima e mosbesimit tek opozita dhe nëse zgjidhet president do të paragjykohet nga opozita për çdo vendimmarrje.

“Unë nuk jam më kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim dhe do paragjykohet çdo vendimmmarje e imja, në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të mëdha siç është integrimi evropian dhe reformat. Në kushte paragjykimi deklaroj me bindje të plotë dorëheqjen time. Uroj që të gjendet një njeri i përshtatshëm për këtë kandidaturë”-theksoi Zaganjori.

Kandidati i propozuar nga mazhoranca takoi personalisht kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama për të kërkuar mbështetjen e forcës së tij politik për të qenë kështu një president konsensual, mbështetje e cila nuk iu konfirmua.

Kandidatura e Zaganjorit zyrtarisht nuk u paraqit në asnjë raund të votimit për president në parlament, ndërkohë që tërheqja e tj nga ra presidenciale vjen menjëherë pas ezaurimit të raundit të tretë për presidentin.
Po sot Kuvendi caktoi ditën e hënë për raundin e katërt të Presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›