SHBA Mit Romney fiton ne 5 shtete
Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romniy ka fituar në votimet paraprake në 5 shtete, duke e përforcuar edhe më tepër pozicionin e tij për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale, në nëntor të këtij viti, kundër presidentit aktual, Barak Obama.
Në votimet e mbrëmshme, Romny fitoi në votimet në Kaliforni, Nju Xhersi, Dakotën Jugore, Meksikon e Re dhe në Montanë.
Tashmë Romni ka afro 1400 delegatë, që është shifër shumë më e madhe se ajo prej 1144, që është e nevojshme për fitimin e nominimit.
Në teksas Romney mbajti një fjalim në një kompani në Fort Ëorth, ku kritikoi politikat ekonomike të Obamës.
Votimet e fundit republikane të ciklit për vitin 2012, mbahen më 26 qershor në Utah.
Në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane në muajin gusht, Mit Romni formalisht do ta pranoj nominimin për zgjedhjet presidenciale.
Ai ende nuk ka vendosur se cili është kandidati i tij për zëvendëspresident.