E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes futbollisti Bahtiyaroglu

Ediz Bahtiyaroglu, mbrojtës i Eskisehirspor, ka ndërruar jetë të martën mbrëma në moshën 26 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Ish përfaqësuesi U-21 i Turqisë i ka mbyllur rregullisht stërvitjet pasdite, para se të rikthehej në shtëpi së bashku me një shok të skuadrës.

Bahtiyaroglu ka kolapsuar në tokë gjatë natës dhe mjekët, pasi kanë arritur në vendin e duhur, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pasi futbollisti ishte i mbarur.

“Nuk kishte bërë stërvitje të rëndë. Arsyeja e vdekjes do të dihet pasi të bëhen rezultatet e autopsisë. Mirëpo, duket se ka të bëjë me një sulm në zemër”, ka thënë mjeku i klubit, Mehmet Ali Armagan.

Federata Turke e Futbollit (TFF) do të kërkojë leje nga FIFA për lojtarët e saj, që ta vendosin shiritin e zi gjatë ndeshjes së të premtes kundër Holandës, valide për kualifikimet e Botërorit ‘Brazili 2014’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›