E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra e Kontes ka një emër: Cavani!

Qëllimet e Juventusit për Kavanin janë aq serioze sa për sulmuesin e talentuar uruguajan ka lëvizur personalisht Antonio Konte, duke folur me një prej menaxherëve të lojtarit. Ka pasur një kontakt ndërmjet Antonio Kontes dhe menaxherit të sulmuesit. Një ndër mendimet e trajnerit bardhezi që më shumë ka entuziazmuar stafin e El Matador ka qenë: nëse arrijmë të marrim Kavanin së bashku me Vuçiniç do të na garantojë suksese për dhjetë vite të tjera. Me një zbritje në fushë më shumë si një menaxher i stilit anglez, Konte ka prekur temën Kavani dhe ka filluar një betejë për të qenë në një pozicion të avantazhuar kundrejt Manchester Sitit dhe Chelsit, që prej kohësh janë duke punuar për të përgatitur sulmin final për sulmuesin e Napolit.
Strategjia
Kështu pra, është Kavani super lojtari më shumë se Suarez, Higuain, Van Persi ose të tjerë, që klubi bardhezi është duke kërkuar të marrë, duke qenë gati të kryejë një investim te 40 milionë eurot vetëm për kartonin e lojtarit. Pas finales së Kupës së Italisë, Kavani, menaxherët e tij dhe Juventusi do të provojnë të lëvizin për të prekur pozicionin e presidentit De Laurentis, që në këtë moment është i vendosur për të mos shitur lojtarin.
Sulmuesi i dytë
Në lidhje me sulmuesin e dytë, nëse nuk do të blihet përfundimisht Borrielo, në ditët e fundit janë kryer sondazhe me Xhenovan për Palasion, por nuk ka rënë përfundimisht as ideja për të mbërritur te Gaston Ramirez i Bolonjas, pavarësisht se është më i kushtueshëm se sulmuesi argjentinas dhe kështu që duket e pamundur për çështje ekonomike që Juventusi të investojë përsëri shumë, nëse merr një lojtar si Kavani. Palasio në krahasim me Ramirez ose Jovetiç ka kosto më të pranueshme dhe mund të përfshihet në një operacion me transferimin, gjithmonë nëse pranon, të Xhovinkos te Xhenova, pasi të jetë blerë nga Juventusi. Gjithmonë e më pranë është ndërkohë blerja e mesfushorit Verrati nga Peskara.

Juventus, Barzagli rinovon deri më 2015
Andrea Barzagli lidhet gjithmonë e më shumë me Juventusin. Mbrojtësi i qendrës ka rinovuar kontratën me shoqërinë bardhezi deri në qershor të vitit 2015. Kontrata e mëparshme e 31-vjeçarit skadonte në qershor të vitit 2013. Për ish-futbollistin e Ëolfsburg do të ketë edhe një rritje të pagës. Barzagli ka qenë një nga futbollistët kyç të fazës difensive të ekipit të drejtuar nga Antonio Conte. Ka luajtur 35 ndeshje në këtë kampionat duke shënuar 1 gol. Golin e vetëm e shënoi të dielën kundër Atalantës me 11-metërsh.

Seria A, ja formacioni më
i mirë, dominojnë juventinët
Një sondazh i bërë mes tifozëve në futbollin italian, ka sjellë edhe formacionin më të mirë të vitit këtë sezon në serinë A. Në pyetësorin e formuluar nga rrjeti mediaset, dominojnë mes futbollistëve më të mirë, protagonistët e skuadrës kampione, Juventus, me 6 lojtarë në total, pa llogaritur dhe trajnerin më të mirë, Antonio Konte. Në formacionin më të mirë të kampionatit me një skemë 3-4-3, në portë më i miri është zgjedhur Buffon, që mori 63% të votave duke lënë pas sllovenin Handanoviç që mbron kuadratin e Udinezes. Edhe në repartin difensiv zgjedhjet e publikut, kanë kurorëzuar më të mirët e sezonit në Serinë A, Kielinin, Tiago Silvën dhe Barzaljin. Edhe në mesfushë, Juventus dominon në zgjedhjet e tifozëve. Pirlo, Vidal dhe Markizio, që ishin shtylla kryesore e bardhezinjve në fitimin e titullit janë votuar si më të mirët bashkë me Noçerinon e Milanit. Në sulm, futbollisti më i votuar ishte suedezi Ibrahimoviç me 25% të votave. Tredhëmbëshi ofensiv, plotësohet me emrat e Di Natales dhe Xhovinkos në formacionin më të mirë.

Tevez tallet me Aleks Ferguson: U prefsh në paqe!
Karlos Tevez nuk i ka rezistuar tundimit për ta përfshirë veten në një tjetër polemikë, pasi u fotografua duke mbajtur në dorë një pankartë që simbolizonte një gur varri për Sër Aleks Ferguson gjatë festimeve të titullit kampion për Mançester Sitin. Argjentinasi 28 vjeçar ngriti lart këtë pankartë që ishte vizatuar si një gur varri dhe që mbante sipër fjalët RIP Fergie (RIP u prefsh në paqe) kur skuadra po bënte xhiron e zakonshme të triumfit me autobus të hapur në rrugët e qytetit. Mançester Siti, pas përfundimit të ceremonisë, u detyrua të kërkonte falje publike dhe kritikoi lojtarin, i cili nga ana e tij tha se këtë parullë e kishte marrë nga një tifoz dhe se nuk kishte si qëllim të shfaqte mungesë respekti ndaj trajnerit të rivalëve. U përfshiva më shumë se sa duhet nga emocionet e momentit dhe sigurisht që nuk kisha për qëllim të shfaqja mungesë respekti ndaj Sër Aleks Ferguson, të cilin e admiroj si njeri dhe si trajner, ishte shfajësimi i Tevez, që ka një të kaluar në radhët e djajve të kuq. Mendohet se pankarta e vizatuar nga tifozët ishte një formë tallje ndaj Ferguson, i cili tre vite më parë deklaroi se sa të ishte gjallë ai, Mançester Siti nuk do të kalonte kurrë Mançester Junajtid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›