Huntelaar nuk largohet nga Schalke

Golashënuesi më i mirë në Bundesligës, Huntelaar, nuk ka dhenë asnjë shenje se ai dëshiron të largohet nga Schalke edhe pse për të janë të interesuara shumë ekipe të mëdha evropiane, ka thënë menaxheri gjeneral i Schalkes.
“Në bisedat e mëparshme, ai kurrë nuk ka shprehur dëshirën se dëshiron të largohet”, tha menaxheri gjeneral i Schalkes për DerWesten.
Huntelaar është lojtari parë holandez që është shpallur golashënuesi më i mirë në Gjermani, pasi në 34 ndeshje ka shënuar 29 gola.