Pas Euro 2012 vendos për të ardhmen

Luka Modric, ka thënë se për të ardhmen e tij do të vendosë pas Euro 2012.
Mesfushori kroat është duke u kërkuar me ngulm nga klubet e mëdha angleze, por deri tani interesimin më të madh e ka shprehur Chelsea dhe Tottenhami duhet të luftojë për ta mbajtur në skuadër atë.
“Do të vendosi për të ardhmen time pas Euro 2012. Do të marrë vendimin se ku se ku do të vazhdojë karrierën time. Jam gati për të bërë një hap tjetër të madh”, tha Modric. Vendimtar për qëndrimin e tij ose jo në Spurs do të jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve.