E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra e pamundur europiane

27-07-2012 / Nga John Lloyd

Nga John Lloyd
(Reuters)

Logjika ekonomike e integrimit europian tashmë po përballet drejtpërdrejt me ndjenjat kombëtare në zemrat dhe shpirtin e europianëve. Është bërë pjesë e jetës patriotike; fragmentet historike që i shfrytëzojmë për të tashmen dhe që na drejtojnë kah e ardhmja.  T’i lësh mënjanë ato, është njësoj si të lësh mënjanë anën tonë morale dhe atë mendore.
Gjatë 60 viteve të fundit Bashkimi Evropian bëri të mundur mjaft investime për vendet e varfra.
Arriti të prishte hendeqet fizike dhe psikologjike mes shteteve.
Arriti t’i jepte një ideal frymëzues shteteve komuniste të Europës Qendrore si dhe shabllone, me anë të të cilave aspiratat u shndërruan në rutinë. Ëndrra e themeluesve ishte bashkimi që do i lidhte shumë më tepër sesa ndryshimi i vetvetes në diçka pak a shumë si një shtet federal. Ata ishin të mendimit se ekzistonte një formë ideale, ndërkohë që ndryshimet praktike kishin ardhur prej punës, kompromisit dhe argumentit. Një nga këta themelues ishte edhe Ministri i Jashtëm francez Robert Shuman, që bëri thirrje për këtë ideal në një fjalim të mbajtur më 1948:
Jemi angazhuar në një eksperiment të madh, në përmbushjen e ëndrrës së përsëritur, që për 10 shekuj me radhë ka jetuar te popullsia europiane: të krijojnë mes tyre një organizatë që t’i japë fund luftës dhe të garantojë paqen e përhershme.
Dy vjet më vonë, në një fjalim tjetër, ai deklaroi:
Europa nuk bëhet sa hap e mbyll sytë apo sipas një plani të caktuar. Do të ndërtohet nëpërmjer angazhimeve konkrete; në fillim duhet krijuar një stabilitet de facto.
Por solidariteti është më i lehtë në kohëra më të lehta: por ama në momente të vështira duhet testuar. Solidariteti i vërtetë krijohet nga ndarja e eksperiencave dhe reagimi i duhur në kohë të këqija. Është më i fortë aty ku ne ndihemi pjesë të një komuniteti – në vend, punë, apo si rezultat i fatit të keq apo tiranisë.
Këtë lloj solidariteti, ne europianët nuk e kemi.
Ne kemi, pak apo shumë, një tjetër lloj solidariteti, që jemi mësuar ta respektojmë. E vërejmë këtë në ditët kombëtare, p.sh. 14 korriku në Francë, dita e Bastilles, një përkujtim i një turme parizienësh nga një burg, ku lëngonin armiqtë e shtetit monarkik dhe shpesh shihnin vdekjen me sy, të cilët shndërruan monarkinë absolute në një republikë absolute. Italia festoon bashkimin kombëtar, më 1861; Gjermania, ribashkimin kombëtar, më 1990; Polonia, shtetin e pavarur, më 1918; sllovakët pavarësinë nga çekët më 1993. Irlandezët festojnë St. Patrick më 17 mars, betejën e dhunshme për pavarësi nga britanikët; anglezët, dita kombëtare e të cilëve është ditëlindja e Mbretëreshës.
Këto kohëra ne festojmë pavarësinë, lirinë dhe krijimin e një kombimë parë nën tirani. Himnet tona tregojnë se ne fituam lirinë e kombit dhe kombi ynë e ka të shtrenjtë lirinë dhe e ruan me jetë.
Armiku sfidohet hapur në himne.
Pikërisht ky kompleks emocionesh, besnikëria dhe paragjykimet që politikanët kanë respektuar dhe nderuar, në Europë shihet si diçka krejt pa vlerë. Logjika e ftohtë e ekonomistëve, që vetëm një administratë qendrore mund të ofrojë pushtet financiar, fiscal dhe politik për ta shkëputur Bashkimin Europian nga kriza, tashmë është pezulluar. Edhe vendet si Anglia, që dëshirojnë të mos jenë pjesë e BE-së, reagojnë ndaj 17 anëtareve të BE-së, në mënyrë që tregu më i madh i Mbretërisë së Bashkuar të ketë sërish rritje ekonomike, bien dakord. Por logjika ekonomike tashmë është kundërshtuar më shumë se kurrë, para se solidariteti i vërtetë të shndërrohet në solidaritet të komunitetit kombëtar.
Politikanët europianë tashmë duhet të përpiqen për diçka, për të cilën janë të papërgatitur – kësisoj, as elektoratet nuk janë të përgatitur. Ata duhet t’i thonë popullit të vet që valëvitin lirinë tringjyrëshe simbolike dhe këndojnë himne ku glorifikohet ndjenja kombëtare, se po veprojnë shumë mirë. Por duhet të propozojnë solidaritetin mes kombesh.
Kur ky emocion dhe kjo logjikë të përballen me njëra-tjetrën, njëri prej tyre duhet të ngadhënjejë.
Vitet e 6 dekadave të kaluara kanë shërbyer edhe për politikanët, edhe për popullin, por për keq. Ata kanë devijuar nga zgjedhja që u bë kur u themelua Bashkimi Europian. Por zgjedhja tashmë është këtu, kudo në Europë gjendet. Kur të mbarojë vera, duhet të jepet një zgjidhje.

Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›