E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëngjëlli i Gravitetit, herezia e një epoke konsumi

Tiranë, 3 maj, NOA/ Milena Selimi - Pas dramës Playboy i Trojeve tona, Florian Agalliu po tenton në një monodramë me herezi, konsumizëm, koncepte pro dhe kundër moralit, mendimit fetar, universales etj.

Në datat 6, 7, 8 dhe 9 maj, Ëngjëlli i Gravitetit do të shfaqet në Teatrin e Metropolit, me regji nga Renisa Shabani dhe skenografi nga Lirim Lila.

"Ëngjëlli i Gravitetit" i shkrimtarit italian Massimo Sgorbani, është një shkrim i lindur nga leximi i një lajmi të disa viteve më parë nga gazetat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i burgosur i dënuar me vdekje ishte në pritje që dënimi i tij të ekzekutohej me varje.

Ekzekutimi, në fakt, u pezullua sepse i dënuari në fjalë ishte i shëndoshë deri në atë pikë që pesha e tij do të këpuste litarin e ekzekutimit.

Monologu, i cili ofrohet në mënyrë fantastiko-tragjike dhe paradoksale-komike, shkon përtej realitetit e ngrihet në dimensionet më të mëdha të mundshme.

"Ëngjëlli i Gravitetit" nuk është historia e atij obezi, por e një njeriu me probleme të dukshme të çrregullimit ushqimor dhe papjekuri psikologjike, një shpirt fëminor i bllokuar në një trup të rritur në dispropocion.

Ngushëllimi i tij i vetëm është ushqimi. Ushqimi, dikur i ofruar nga nëna e tij, është i vetmi akti më i madh i dashurisë që ai njeh.

Dhe duke ndjekur ushqimin personazhi përfundon në vendin e ëndrrave ku super-marketet janë hapur në çdo orë dhe paninet janë si ato të përrallave amerikane.

Këtu, në tokën e huaj, kryen krimin monstruoz për të cilin dënohet me varje.

Monologu është përmbledhja që personazhi i bën ngjarjeve ndërkohë që pret ekzekutimin me varje.

"Ëngjëlli i Gravitetit", mbi të gjitha është historia e një herezie. Herezi paradoksale, lindur kryesisht nga një kulturë thelbësore laike dhe materialiste, në të cilën besimi fetar është i përzier me elemente profane.

Herezia e një epoke në të cilën vetë konsumi është më e përhapura nga fetë.

Gjatë monologut, i dënuari me vdekje ndërton vizionin e vetë personal mbi botën, kozmogoninë e tij, dhe e bën duke përdorur elementët e vetëm që disponon: i rritur në kultin e mallrave dhe të televizionit , pikturon në mënyrë delirante konceptin e universit dhe të moralit, në të cilën pornografia përkon me aktin më ekstem të shpalosjes së dashurisë. I verbër në këtë besim, obezi pranon ekzistencën e "ëngjëjve të gravitetit" që falë krahëve të tyre fitojnë mbi peshën e gravitetit dhe afrohen drejt Zotit. Me besimin se do të bëhet pjesë e këtyre ëngjëjve, i dënuari pret me qetësi vdekjen e tij të pashmangshme e dorëzohet në një shenjtëri paradoksale, por autentike.

m.s/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›