E Shtunë, 31 Tetor 2026

oNormal" style="MARGIN: 0in -9pt 0pt -0.25in; TEXT-ALIGN: center" align="center">PËR MBROJTJE

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI :

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1

Qëllimi

 

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë:

a.     fondin e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore që rriten e zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke zbatuar masa mbrojtëse e administruese, tërësore për fondin e të veçanta për çdo lloj, duke respektuar kërkesat teknike për vjeljen e mbledhjen e tyre, duke nxitur e përkrahur veprimtaritë për rehabilitimin e për kultivimin e tyre;

b.     llojet e kultivuara nga njeriu, në sipërfaqet e fondit të tokave pyjore, kullosore apo bujqësore, gjatë kultivimit, mbledhjes e vjeljes së tyre, si dhe llojet e kultivuara në parcela eksperimentale, në kuadër të veprimtarive kërkimore-shkencore;

c.     fondin e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, që rriten e zhvillohen në gjendje natyrore në territorin e Republikës së Shqipërisë, e që është pasuri kombëtare.

Neni 2

      Objekti

 

Objekt i këtij ligji është tërësia e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, si dhe secili lloj, që përfshihet në fond, gjatë periudhës së rritjes, vjeljes e mbledhjes, si dhe gjatë magazinimit e transportimit të tyre, për t’ua ruajtur vlerat, përdoruese e kurative, të tyre.

Neni 3

Përbërja e fondit

 

Fondi i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore përbëhet nga llojet e nënllojet e bimëve dhe popullatat e tyre, si dhe nga habitatet, tokësore e ujore, ku ato rriten e zhvillohen në gjendje natyrore, si pjesë e rëndësishme e florës së vendit.

Neni 4

Përkufizimi i termave

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtme do të nënkuptohen:

1.     “Fondi i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, tërësia e llojeve të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, si dhe habitatet, ku ato rriten e zhvillohen në mënyrë natyrore, në territoret e Republikës së Shqipërisë. Për lehtësi komunikimi, në tekstin e ligjit ato do të shkruhen me shkurtimin BMET.

2.     ”Bimët mjekësore”, bimët e njohura për vlerat e tyre terapeutike.

3.     ”Bimët eterovajore”,  bimët, prej të cilave ekstraktohen vajra eterike dhe esenca.

4.     ”Bimët tanifere natyrore”, bimët, prej të cilave ekstraktohet substanca e taninit.

5.     “Regjistër i BMET-ve”, dokumenti zyrtar, i formatuar, ku regjistrohen, ruhen e përditësohen të dhënat kryesore për secilin lloj të bimëve e të sipërfaqeve ku ato rriten, shoqëruar me hartat përkatëse.

6.     “Trajtim i fondit të BMET-ve”, tërësia e masave ligjore, administrative, ekonomike dhe e operacioneve teknike, që merren për  ruajtjen e bimëve dhe vazhdimësinë e rigjenerimit natyror të tyre.

7.     “Dëmtim i fondit të BMET-ve  dhe i mjedisit të tyre”, prishja e elementeve fizike, kimike e strukturore të ekosistemit, që ndikojnë, drejtpërdrejt, në uljen e prodhimtarisë, në pakësimin e shumëllojshmërisë së bimëve apo në cilësitë e tyre.

8.     “Mbrojtje e fondit të BMET-ve”,  veprimtaritë, që parandalojnë degradimin e tokës, ruajnë llojshmërinë e mbulesës bimore, i përmirësojnë ato dhe infrastrukturën e tyre, nga ndikimet negative të faktorëve, njerëzorë e natyrorë.

9.     “Plan mbarështimi”,  dokumenti shtetëror për administrimin e fondit të BMET-ve, si dhe masat, që parashikohen për trajtimin e qendrueshëm të tyre, organizimin, planifikimin e masave mbrojtëse dhe përcaktimin e kapaciteteve për mbledhjen e vjeljen e tyre.

10.   “Rehabilitimi”, tërësia e masave e veprimeve të karakterit kërkimor-shkencor e zbatues, që synon përmirësimin e një situate të dëmtuar dhe rivendosjen e gjendjes së më parshme të llojeve.

11.   “Kultivimi”, veprimtaria e mirëfilltë agronomike në tokat e fondit bujqësor, pyjor dhe kullosor, për të mbjellë dhe rritur lloje të caktuara të BMET-ve, për qëllime ekonomike e tregtare.

12.   “Manual i BMET-ve”, përmbledhja e rregullave dhe e kërkesave teknike-profesionale për mbrojtjen, administrimin, rehabilitimin, vjeljen, tharjen, ambalazhimin dhe transportin e BMET-ve, të miratuara nga ministri dhe të detyrueshme për zbatim.

13.   “Lista e BMET-ve”, tërësia e llojeve dhe e nënllojeve të këtyre bimëve, që rriten në gjendje natyrore, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Lista dhe materiale të tjera, si atlase e albume të këtyre bimëve, përgatiten nga institute e qendra kërkimore-shkencore dhe publikohen nën kujdesin e ministrisë.

14.   “Rilevimet floristike”, punimet fitogjeografike e topografike, në një sipërfaqe të caktuar toke, si përfaqësuese të një bashkëshoqërimi bimor, për marrjen e të dhënave për llojet, për prodhimtarinë, për cilësinë dhe mundësitë e çdolloji bime, që përdoren për përgatitjen e planeve të mbarështimit dhe të hartave përkatëse. 

15.    “Lista e kuqe”, listimi i llojeve e i nënllojeve të florës dhe faunës, që meritojnë status të veçantë mbrojtjeje e që miratohet me urdhër të ministrit.

16.    “Ministria”, ministria përgjegjëse për fondin e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore;

17.   “Ministër”, ministri që drejton ministrinë përgjegjëse për fondin e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore.

Neni 5

Pronësia mbi BMET-të

 

1.     Pronësia mbi BMET-të buron nga pronësia e tokës, ku ato rriten e zhvillohen, dhe njësohet me të:

a.     Llojet, që rriten e zhvillohen në fondin pyjor e kullosor publik, janë pronë shtetërore.

b.     Llojet, që rriten e zhvillohen në pyjet e kullotat komunale, janë pronë e komunave/bashkive.

c.     Llojet, që rriten e zhvillohen në pyje e kullota private apo në tokat bujqesore të fermerëve, janë pronë private.

2.     Llojet, që rriten nëpërmjet veprimtarive rehabilituese e kultivuese, janë pronë e rehabilituesit ose e kultivuesit, edhe pse ata mund të mos jenë pronarë të tokës.

Neni 6

Kushtet dhe kërkesat teknike

 

1.     Kushtet dhe kërkesat teknike, si tërëesi rregullash për mbrojtjen, administrimin, rehabilitimin, vjeljen, tharjen, ambalazhimin dhe transportin e BMET-ve, janë të njëjta dhe detyrimisht të zbatueshme për të gjitha format e pronësisë.

2.   Kushtet dhe kërkesat teknike, të përmendura në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen në një manual të veçantë, që miratohet nga ministri.

KREU II

MBROJTJA DHE  ADMINISTRIMI I FONDIT TË BMET-ve

 

Neni 7

Synimet e mbrojtjes

 

Mbrojtja e fondit të BMET-ve, si tërësi veprimesh e masash të detyrueshme, që ndërmerren nga subjektet, publike e private, të përmendura në nenin 11, të këtij ligji, synon:

a.     Ruajtjen e larmisë së llojeve, ku dhe kur ajo rrezikohet;

b.     Mbrojtjen e siperfaqeve e të territoreve ku rriten e zhvillohen këto bimë;

c.     Plotësimin e kërkesave e të kushteve të zhvillimit e të shumimit të tyre;

ç.  Ruajtjen e integritetit natyror të secilit lloj;

d.     Përdorimin e llojeve për qëllime studimore-shkencore, që sigurojnë vazhdimësinë e tyre;

 dh. Ndihmën për mbijetesën e llojeve në kushte të vështira e në raste fatkeqësish natyrore;

e.     Rehabilitimin dhe shtimin e popullatave të llojeve të dëmtuara e në rrezik zhdukjeje;

ë. Mbrojtjen e veçantë të llojeve në rrezik zhdukjeje, deri në normalizimin e gjendjes së tyre;

f.      Ruajtjen e gjendjes shëndetësore të llojeve, duke luftuar infeksionet dhe sëmundjet, që i prekin.

 

Neni  8

Masat mbrojtëse

1.         Për të realizuar mbrojtjen e fondit të BMET-ve, ministria organizon dhe drejton plotësimin e kërkesave e marrjen e  masave, si më poshtë vijon:

a.     Siguron  mbrojtjen, tërësore për fondin dhe të veçantë për llojet e tij, në përputhje me gjendjen konkrete të llojit dhe të habitatit ku jeton;

b.     U jep status të veçantë mbrojtës llojeve të kërcënuara e në rrezik zhdukjeje;

c.     Realizon ruajtjen dhe rehabilitimin, kur është e mundur, të habitateve natyrore të llojeve;

ç.  Ndërmerr  rimëkëmbjen  e popullatave të pakësuara të llojeve në një apo në disa habitate të caktuara;

d.     Shmang keqtrajtimet e dëmtimet e llojeve gjatë veprimtarive bujqësore, hidroteknike, të mirëmbajtjes e shfrytëzimit të pyjeve dhe veprimtarive të tjera, ekonomike e shoqërore, që mund t’i dëmtojnë;

dh. Krijon zona të mbrojtura, duke patur si bazë edhe habitatet e llojeve;

e.     Realizon shtimin ex-situ të llojeve të kërcënuara dhe në rrezik zhdukjeje;

ë. Organizon kërkime shkencore për mbrojtjen e llojeve;

f.      Nxit e përkrah projekte e veprimtari të biznesit, të OJF-ve e të donatorëve, që synojnë mbrojtjen dhe shtimin e popullatave të llojeve të BMET-ve.

g.     Informon dhe ndërgjegjëson publikun për mbrojtjen e BMET-ve.

2. Zbatimi në praktikë i kërkesave të pikës 1, të këtij neni, realizohet nga strukturat e shërbimit pyjor të ministrisë, të cilat, nëpërmjet shërbimit të ekstensionit, asistojnë edhe njësitë tekniko-organizative, që veprojnë në njësitë e qeverisjes vendore për pyjet dhe kullotat komunale.

Neni 9

Mbrojtja e llojeve të kërcënuara dhe në rrezik zhdukjeje

 

1.        Llojet e kërcënuara dhe në rrezik zhdukjeje, të përfshira në listën e kuqe, gëzojnë mbrojtje të veçantë  ligjore, që nënkupton:

a.       Hartimin dhe zbatimin e planeve të veçanta të veprimit, për ruajtjen e këtyre llojeve, sidomos kur shumimi i tyre, në kushte natyrore, është shumë i kufizuar;

b.       Monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes faktike e të ecurisë së popullatave të llojeve;

c.       Ndalimin e përkohshëm të vjeljes, mbledhjes e grumbullimit të tyre;

ç.   Përfshirjen e habitateve të tyre si nënzona konkrete, që favorizojnë mbrojtjen dhe shumimin e tyre, në zonat, që shpallen të mbrojtura;

d.       Ndalimin dhe kufizimin e veprimtarive njerëzore, që çojnë në shkatërrimin e llojeve të kërcënuara e në rrezik zhdukjeje, në zvogëlimin e numrit të popullatave e në dëmtimin e habitateve të tyre;

dh. Zhvillimin e veprimtarive kërkimore-shkencore dhe të veprimtarive zbatuese, për nxjerrjen e llojeve nga statusi i mbrojtur.

2.  Për zbatimin e kërkesave të pikës 1, të këtij neni, strukturat e shërbimit pyjor të ministrisë bashkëpunojnë me njësitë e qeverisjes vendore, me Universitetin Bujqësor, me shoqatat e grumbulluesve të BMET-ve e me OJF-të, e profilizuara për biodiversitetin.

Neni 10

Administrimi dhe trajtimi

 

Administrimi dhe trajtimi i fondit të BMET organizohen dhe drejtohen nga ministria, zbatimi praktik i tyre janë përgjegjësi e strukturave të shërbimit pyjor dhe realizohen në përputhje me kërkesat e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, që synon:

a.     ruajtjen dhe shtimin e vazhdueshëm të burimeve natyrore të fondit te BMET-ve;

b.     ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe të gjallë të ekosistemeve natyrore, ku  ato zhvillohen;

c.     përkujdesjen dhe trajtimin shkencor të tyre, që të mos t’u cenohen vlerat e vetitë;

ç. respektimin rigoroz të kritereve e kërkesave teknike, që të mos dëmtohen llojet, aftësitë përtëritëse e riprodhuese të tyre;

d.     që vjelja, grumbullimi e mbledhja e bimëve të mos çojnë në asgjësimin e tyre;

dh. ndalimin e veprimeve, që çojnë në shkatërrimin e popullatave,  pakësimin e llojeve e në varfërimin e fondit të BMET-ve.

 Neni 11

Organet përgjegjëse

 

1. Ministria, me strukturat e veta të pyjeve dhe kullotave, përgjigjet për mbrojtjen dhe administrimin e fondit të BMET-ve, duke marrë masa për prandalimin e sëmundjeve, të dëmtimeve nga mbledhjet e grumbullimet pa kriter, nga ndikimet negative të veprimtarive ekonomike e shoqërore, që ushtrohen pranë tyre dhe nga zjarret e fatkeqësitë natyrore.

2. Organet e qeverisjes vendore, si dhe pronarët privatë të pyjeve e kullotave, mbrojnë, administrojnë dhe shfrytëzojnë lloje të fondit të      BMET-ve, që rriten në pyjet e kullotat, që kanë në pronësi apo në përdorim, duke respektuar kriteret teknike dhe kërkesat e këtij ligji e të akteve nënligjore, në zbatim të tij.

Neni 12

Strategjia dhe planet e veprimit

1. Veprimtaritë për ruajtjen, trajtimin dhe përdorimin e fondit të BMET-ve, mbështeten në strategjinë dhe planet e veprimit, për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij fondi. Strategjia dhe planet e veprimit pasqyrojnë:

a.     politikat për ruajtjen dhe trajtimin e mjediseve natyrore, ku rriten e zhvillohen llojet e BMET-së;

b.     zgjerimin e mundësive për rritjen e investimeve, publike e private, për fondin e BMET-ve dhe angazhimin e bizneseve në to;

c.     promovimin e zgjidhjeve e të rrugëve të reja, për një trajtim shkencor të fondit të BMET-ve, që synojnë rritjen e sasisë e të cilësive të tyre;

ç.  programimin për zbatim të masave të parashikuara, duke caktuar afatet e zbatimit e kostot përkatëse.

2. Strategjia dhe planet e veprimit për BMET-të janë pjesë e strategjisë, planeve të veprimit dhe e programeve të pyjeve e kullotave. Ato hartohen dhe miratohen sipas dispozitave të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar.

  Neni 13

Planet e mbarështimit

1. BMET-të administrohen në përputhje me planet e mbarështimit dhe të inventarizimit, që hartohen për to e që miratohen nga ministri, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar.

2.  Planet e mbarështimit të pyjeve e kullotave përmbajnë edhe llojet e BMET-ve, që rriten në sipërfaqet pyjore e kullosore, hartat e shpërndarjes së tyre në këto sipërfaqe, masat për ruajtjen e tyre, si dhe mundësitë vjetore të mbledhjes për çdo lloj.

Neni 14

Inventarizimi dhe rilevimet floristike

 

1. Fondi i BMET-ve, që rriten në pyje e kullota, inventarizohen sipas llojeve dhe për to kryhen rilevimet floristike. Për sipërfaqet pyjore e kullosore shtetërore, invetarizimi dhe rilevimet bëhen nga drejtoritë e shërbimit pyjor, për pyjet e kullotat komunale bëhen nga njësitë tekniko-organizative, që funksionojnë në qeverisjet vendore, ndërsa në pyjet e kullotat private, nga pronari privat.

2. Inventarizimi bëhet çdo 5 vjet dhe rezultatet e tij pasqyrohen në regjistrat, që administrohen nga drejtoritë vendore të shërbimit pyjor e në regjistrin kombëtar të BMET-ve, që administrohet nga drejtoria përkatëse, në ministri, formati i të cilëve miratohet nga ministri.

3. Regjistrat e fondit të BMET-ve krijojnë bazën e të dhënave për bimët, në shkallë vendi, qarku, rrethi, komune dhe për çdo ekonomi, pyjore e kullosore.

4. Ngarkohen strukturat e shërbimit pyjor, organet përkatëse të qeverisjes vendore dhe pronarët e pyjeve e kullotave private, që, brenda tre vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të përfundojnë inventarizimin e BMET-ve, në pyjet e kullotat, që kanë në zotërim, në përputhje me rregullat e procedurat e inventarizimit, të cilat miratohen me udhëzim të ministrit.

5. Rezultatet e inventarizimit, në shkallë vendi, përpunohen dhe publikohen nga Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, si dhe trajtohen si zë i veçantë në raportin e gjendjes së mjedisit.

  Neni 15

Të dhënat  operative

1. Për të kontrolluar vijimisht gjendjen shëndetësore të BMET-ve dhe prekjet e mundshme të tyre nga sëmundjet e infeksionet, me qëllim që të merren masa përmirësuese, ministria, kur e vlerëson të nevojshme, kërkon për to të dhëna, që lidhen me shëndetin dhe sëmundshmërinë e tyre.

2. Dshp-të, njësitë tekniko-organizative, që funksionojnë në njësitë e qeverisjeve vendore, për pyjet e kullotat komunale, si dhe pronarët privatë të pyjeve e kullotave, ku rriten BMET-të, përcjellin në ministri të dhënat, sipas pikës 1, të këtij neni, duke plotësuar kërkesën e formatuar prej saj.

Neni 16

Rehabilitimi

 

1. Llojet e BMET-ve me popullata të pakësuara, të rralla e në rrezik zhdukjeje, i nënshtrohen rehabilitimit, i cili synon përmirësimin rrënjësor të gjendjes së llojeve, duke shtuar popullatat e tyre dhe duke shmangur ose zbutur ndikimet negative të faktorëve, që i kanë rrezikuar.

2. Rehabilitimi kryhet në sipërfaqet ku llojet janë rritur tradicionalisht në gjendje natyrore dhe realizohet nga institutet kërkimore-shkencore ose nga persona, juridikë e fizikë, në bazë të një projekti teknik, të miratuar nga dshp-të përkatëse ose qeverisja vendore, kur rehabilitimi i llojeve do të kryhet në sipërfaqe të pyjeve e kullotave komunale.

Neni 17

Sipërfaqet për rehabilitimin e llojeve të dëmtuara e në rrezik zhdukjeje

 

1. Nga fondi pyjor e kullosor që administrojnë, çdo fillim viti, dshp-të shpallin listën e sipërfaqeve të BMET-ve,  në të cilat, në përputhje me planet e mbarështimit, parashikohet rehabilitimi i llojeve të dëmtuara e në rrezik zhdukjeje.

2. Listat e sipërfaqeve, së bashku me kërkesat teknike të rehabilitimit të llojit dhe me kërkesat e kushtet e konkurrimit, sipas dispozitave të nenit 18, të këtij ligji, vihen në dispozicion të subjekteve, që duan të angazhohen në rehabilitim, në bazë të procedurave të konkurrimit. Me fituesin, drejtoria e shërbimit pyjor lidh kontratë.

3. Kontrata e përdorimit të sipërfaqeve për rehabilitim të llojeve të dëmtuara e në rrezik zhdukjeje të BMET-së lidhet me personin, juridik apo fizik, fitues, për një afat deri në 10 vjet.

4. Sipërfaqet e fondit pyjor e kullosor, në të cilat do të rehabilitohen lloje të BMET-ve, mund të jepen njëkohësisht edhe për ushtrim veprimtarish të tjera, si mbarështim të faunës së egër, pyllëzime e kullotje, me kusht që këto veprimtari të mos pengojnë rehabilitimin e llojeve të dëmtuara e në rrezik zhdukjeje dhe të hartohet paraprakisht marrëveshje mirëkuptimi, ndërmjet përdoruesve e rehabilituesit.

5. Për rehabilitimin e llojeve të dëmtuara e në rrezik zhdukjeje në pyjet e kullotat komunale, procedurat e këtij neni zbatohen nga  komunat/ bashkitë, që i kanë në pronësi apo në përdorim këto sipërfaqe. 

Neni 18

Kriteret dhe kushtet e konkurrimit për rehabilitim

 

1.     Personat, juridikë e fizikë, marrin pjesë në konkurrim për rehabilitim të llojeve të dëmtuara e në rrezik zhdukjeje, kur plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a.     Veprimtarinë rehabilituese e kanë të mbështetur mbi një projekt teknik e plan investimesh;

b.     Kanë në stafet e tyre specialistë e punonjës të kualifikuar dhe zotërojnë pajisjet e domosdoshme për rehabilitimin e këtyre llojeve;

c.     Dëshmojnë mundësi e mbështetje të mjaftueshme financiare për zhvillimin e veprimtarisë;

ç. Mbrojnë nga zjarret e nga errozioni, me mjetet e shpenzimet e veta, sipërfaqet e marra për rehabilitim.

2. Kërkesat e pikës 1, të këtij neni, personi, fizik apo juridik, i paraqet në formën e një vetëdeklarimi, formati i të cilit miratohet nga ministri.

3. Konkurrimi bazohet në kriteret e mëposhtme:

a.     Cilësia e projektit teknik dhe vlera e investimit, që do të bëhet;

b.     Tarifa, që paguan për sipërfaqen, që merret për rehabilitim;

c.     Numri e personave të punësuar.

Neni 19

Kultivimi i BMET-ve për qëllime ekonomike e tregtare

 

1. Fermerët, në tokat e tyre, si dhe personat, juridikë e fizikë, që marrin në përdorim toka bujqësore ose sipërfaqe të degraduara të fondit pyjor e kullosor, për të kultivuar lloje të ndryshme të BMET-ve, për qëllime ekonomike e tregtare,  janë të detyruar të respektojnë dispozitat e këtij ligji e të akteve nënligjore në zbatim të tij, për mbjelljen, rritjen, vjeljen, ambalazhimin e tregtimin e llojeve të kultivuara.

2. Për të kultivuar lloje të ndryshme të BMET-ve për qëllime ekonomike e tregtare, personat, juridikë e fizikë, mund të marrin në përdorim edhe sipërfaqe të degraduara të fondit pyjor e kullosor, duke zbatuar procedurat e neneve 17 e 18, të këtij ligji.

 

Neni 20

Mbështetja financiare

 

Personat, fizikë e juridikë, që rehabilitojnë dhe kultivojnë lloje të BMET-ve, nuk e paguajnë tarifën për grumbullimin dhe vjeljen në sipërfaqet e rehabilituara e të kultivuara prej tyre, gjatë të gjithë periudhës së rehabilitimit a të kultivimit.

Neni 21

Veprime të ndaluara

 

1.     Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndalohen:

a.     Vjelja, mbledhja, grumbullimi i BMET-ve në sipërfaqet pyjore e kullosore, pronë shtetërore, nga persona të pakontraktuar nga  dshp-të apo njësitë e qeverisjes vendore;

b.     Vjelja, mbledhja, grumbullimi i BMET-ve, në kundështim me kalendarin e vjeljes e të grumbullit të secilit lloj;

c.     Vjelja, mbledhja, grumbullimi i BMET-ve me mjete, mënyra e forma, që rrezikojnë ekzistencën e llojit e që çojnë në shkatërrimin e tyre;

ç. Kryerja e veprimeve, që bien në kundështim me kërkesat e kriteret teknike, të parashikuara në manual;

d.     Mbledhja e BMET-ve, të rralla, të kërcënuara, në rrezik zhdukjeje, të shpallura si të tilla në listën e miratuar nga ministri.

2. Në sipërfaqet pyjore e kullosore, ku rriten e zhvillohen në gjendje natyrore BMET-të, si dhe në sipërfaqet, që ato kultivohen, ndalohet të kryhen veprimtari që çojnë në shkatërrimin, dëmtimin, uljen e prodhimtarisë e të ripërtëritjes së tyre. Në mënyrë të veçantë, ndalohen:

            a. hedhja dhe depozitimi i lëndëve e i mbetjeve radioaktive;

b. hedhja dhe depozitimi i mbetjeve të çdo lloji;

c. shkarkimet e lëndëve e mbetjeve kimike;

ç. shkarkimet e ujërave të ndotura, industriale e urbane;

Neni 22

Miratimi paraprak

 

Në sipërfaqet ku rriten lloje të BMET-ve, me miratimin paraprak të drejtorive përkatëse të shërbimit pyjor dhe nën kontrollin e tyre, mund të:

a. ndërhyhet për pasurimin dhe përmirësimin e bimësisë së sipërfaqeve pyjore e kullosor;

   b. përdoren plehra kimike dhe pesticideve;

c.  bëhet pastrimi i kullotave dhe i livadheve.

KREU III

MBLEDHJA, AMBALAZHIMI E TRANSPORTI I BMET-ve

Neni 23

Mbledhësit

 

1. Mbledhësit e BMET-ve janë persona, fizikë e juridikë, që angazhohen në vjelje e grumbullim ose organizojnë vjeljen dhe mbledhjen e llojeve të BMET-ve.

2. Për vjeljen e grumbullimin e llojeve të BMET-ve, që rriten në fondin pyjor e kullosor, pronë shtetërore, dshp-të ose njësitë e qeverisjeve vendore kontraktojnë personat, fizikë e juridikë.

3. Llojet e BMET-ve, që rriten në mënyrë natyrore në fondin e tokave bujqësore dhe në ledhet e arave, vilen e grumbullohen nga fermerët, pronarë të tokave bujqësore, ose nga mbledhës, të cilët janë kontraktuar nga pronarët privatë.

Neni 24

Vjelja dhe grumbullimi

 

1. Për BMET-të, që rriten në fondin pyjor e kullosor, në fillim të çdo viti, ministri, me urdhër të veçantë, miraton:

a. Zonat ku do të vilen e mblidhen këto bimë;

b. Afatet dhe kalendarin e vjeljes për secilin lloj;

c. Llojet, që do të vilen, mblidhen e grumbullohen.

2. Para fillimit të sezionit, sipas urdhrit të ministrit, të përmendur në pikën 1, të këtij neni, drejtoritë e shërbimit pyjor dhe komunat/bashkitë shpallin zonat, afatet, llojet e BMET-ve, që kanë në territorin e tyre, dhe organizojnë konkursin. Personat, fizikë e juridikë, të interesuar për grumbullimin e bimëve, marrin pjesë në konkurs. Me fituesin drejtoria e shërbimit pyjor apo komuna/ bashkia, lidh kontratën për mbledhjen e bimëve.

 

Neni 25

Kontrata

 

1. Në kontratën, që subjekti lidh me dshp-në ose njësinë e qeverisjes vendore për sipërfaqet e pyjeve apo të kullotave komunale, veç të tjerash, përcaktohen edhe:

a.      &

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›