E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çorovodë, del nga rruga autobuzi,s`ka viktima

Një autobus shkolle ka dalë nga rruga, por mrekullisht nuk janë shënuar viktima, por vetem të lënduar lehtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në vendin e quajtur “Ura e Orizaj", në aksin nacional Berat-Çorovodë, duke shkaktuar dy fëmijë të plagosur, ndërsa 6 të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Autobuzi privat i linjës Vëndresh-Çorovodë, me targa SK 0907,A që kishte lidhur një kontratë me Drejtorin Arsimore për transportimin e nxënësve të shkollave mësohet se ka humbur kontrollin duke përfunduar në një përrua. Një pjesë e të lënduarve janë dërguar me urgjencë në spitalin e Çorovodës, ndërsa një pjesë tjetër në Berat. Një nga të plagosurit, 12 vjeçari Redion Myrtezai, kujton momentet e aksidentit, që rrezikoi të merrte përmasa tragjike.
 

Në autobuz udhëtonin rreth 50 pasagjerë, mes tyre nxënës shkolle, mësues, por edhe banorë të zonës. Sipas mjekëve, gjendja e të lënduarve është e mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›