E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transportohet drejt Gjermanisë nëntetari Aleksandër Peçi

Transportohet drejt Gjermanisë nëntetari Aleksandër Peçi, i cili u plagos tre ditë më parë gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministra e mbrojtjes e cila ka theksuar se nëntetari Peçi është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë dhe rreth orës 08:45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.
 

Sipas ministrisë së mbrojtjes Nëntetar Peçi është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.
 

Aktualisht nëntetar Aleksandër Peci është nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të mjekëve të Spitalit Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.
 

Ndërkohë sipas ministrisë së mbrojtjes trupi i Kapiten Feti Voglit, pritet të mbërrijë nesër rreth orës tre të mëngjesit në Tiranë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›