"A1-shi, Kryeministri të rikthejë normalitetin demokratik"
Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" ndjek me shqetesim të madh zhvillimet e fundit në Shqiperi, dhe shprehet e shqetesuar për fatin e Lirise, Demokracise dhe Progresit të standardeve për integrim Euroatlantik të Shqiperise. Gjithashtu, ne shprehemi të shqetesuar për sulmin politik të Kryeministrit të ndermarre ndaj A1 Televizion. Ne i kerkojme Kryeministrit të ndaloje sulmet ndaj televizioneve, ndaj medias, ndaj institucioneve kushtetuese, dhe të riktheje normalitetin demokratik në Shqiperi. Ne si shoqate i kujtojme zotit Berisha, dhe të emëruarve të tij, se bëjmë pjesë tek ata që mbajnë shënime për gjithçka kane bere gjate gjithe kesaj periudhe, si abuzimet me pasurinë kombetare, uzurpimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, dobësimin dhe shkaterrimin e biznesit, luften ndaj medias etj., duke shkelur Kushtetuten dhe Ligjin. Shqiperia ka forca ta ndryshoje veten shpejt. Pushteti i Demokracise, do të triumfoje mbi shkelesit e Kushtetutes dhe të ligjit. Ne kemi besim se e verteta, e drejta dhe qytetaria, do të fitojne mbi pushtetin e mediokritetit arrogant në Shqiperi. Në mbyllje të kësaj deklarate, shprehim solidaritet të plote me A1 TV dhe Drejtuesve dhe stafit të A1TV, iu ofrojme mbeshtetjen tone, në mbrojtje të fjales së lire, të lirise dhe të demokracise në Shqiperi. (*Kryetar i Shoqatës "Mbrojtja e të Drejtave Civile")