E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Burra, kur jeni me bashkëshorten, harrojini hallet e jetës!"

E nderuar redaksi! Të nderuar lexues, po jua shkruaj kete letër, pas leximit të rubrikës suaj të përjavshme seksuale të Dr.Harxhit. Dua të theksoj se nuk është aspak e vertetë se në moshen 57-vjeçare do mbarosh perfundimisht në pikëpamjen seksuale. Por ne shqiptarët jemi rritur në një epokë shumë të varfer dhe streset e jetes kanë ndikuar shumë në jetën tonë seksuale. I pari ndryshim duhet të jetë që ne duhet të flasim hapur për marredhenien seksuale. Dhe tjetra gjë e rëndësishme është të jesh aktiv. I dashur burrë shqiptar, harroi problemet të pakten kur ke bashkeshorten afer. Gruaja në thelb eshtë si macja që pret të perkedhelet, të ngrohet me puthje… Aty fillon ngrohtesia shpirterore si te burri ashtu edhe te gruaja. Kam degjuar dhe lexuar se menopauza zvogelon marredhenien seksuale. E vërtetë, por nuk është fatale. Ka medikamente e ilaçe të tilla që shpejt e largojne kete problem. Por ne duhet të flasim hapur dhe të konsultohemi për seksin, si për çdo problem tjetër shëndetësor. Gjyshi im ishte 60-vjeç kur beri fëmijë. I moshuar vërtetë, por ai nuk kishte harruar të qeshte. Pra, harroni problemet e jetese, të pakten në krevat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›